Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë përpara bashkisë së Tiranës kundër aferave të Erion Veliajt

Berisha: Irena me 4 mbiemra, pjesë e darkës publike e familjes mafioze kryeministrore

Berisha: Irena me 4 mbiemra, pjesë e darkës publike e familjes mafioze kryeministrore

12:47, 21/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar sërish me denoncimet për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, si e përfshirë në lidhjet mafioze të kryeministrit Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari, që tregon se si Linda Rama shtron darkë publike për Irenën me katër mbiemra dhe tre zonja të tjera, një gjë jo e zakonshme sipas Berishës për familjen mafioze kryeministrore.

 

Postimi i plotë

Një darkë zonjash!

Të dashur miq, ditën e enjte Linda Rama shtroi një drekë për Irenën me katër mbiemra dhe tre zonja të tjera.

Darkat dhe drekat e narko-gjykatësve dhe narko-prokurorëve me narko-ministrat janë një gjë e zakonshme, por dreka publike e tyre në nivelin e familjes mafioze kryeministrore ndodhin, por rrallë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Mgj Doktor, diten e enjte te lokal Pireu Fish kane drekuar Zonja Linda Rama dhe Irena Gjoka me tre gra te tjera, ne katin e trete ku eshte nje ambjent i vecante nga te tjeret, jane futur ne lokal vec njera tjetres per te mos rane ne sy, dhe keshtu jane largu. Informacioni eshte 100 i sakte, po mora dhe emrat e tre tjerave zonjave te tjera po ti nis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco