Osmani takohet me kryeministrin e Islandës: Diskutuam për rëndësinë e antarësimit të Kosovës në KE

Osmani takohet me kryeministrin e Islandës: Diskutuam për rëndësinë e antarësimit të Kosovës në KE

07:53, 21/07/2024
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson. Osmani njoftoi se në këtë takim diskutuan për rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE. Ajo shtoi se gjatë samitit të EPC-së ka falenderuar Benediktsson për mbështetjen e vazhdueshme dhe konfirmuam gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të Kosovës.

“Islanda ishte vendi që i dha hov rrugëtimit dhe përpjekjeve tona për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Në takimin me Kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, diskutuam rëndësinë strategjike të finalizimit të suksesshëm të këtij rrugëtimi, duke theksuar se me anëtarësimin e Kosovës në KE, triumfon angazhimi ynë për avancim të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut.

Gjatë Samitit të EPC-së, e falënderova Kryeministrin Benediktsson për mbështetjen e vazhdueshme dhe konfirmuam gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco