Berisha: Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri dhe fitoren e opozitës

20:48, 20/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha i cili mbajti fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit politik të tij është shprehur se ftojmë çdo shqiptare e shqiptar, çdo pensioniste e pensiont, të bashkohet me ne.

Berisha theksoi se të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

Fjala:

Ne ftojmë çdo shqiptare e shqiptar, çdo pensioniste e pensiont, të bashkohet me ne.

Pensioni i tyre është poshtërim për ta.

Pensioni i tyre është nënçmim për ta.

Të bashkohen me ne, që ne mund të shlyejmë detyrimet e mëdha që shqiptarët kanë ndaj asaj gjenerate që u shkri dhe sot numëron qindarkat për kafshatën e gojës.

Numëron qindarkat për ilaçet për shëndetin e tij.

Sot qan me lot të ftohta mjerimi sepse qeveritarët vjedhin në një vit 120 përqind shumën totale të pensioneve të tyre.

Të bashkohemi për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri.

Shqipëria me të mirat e saj duhet të gëzojë çdo shqiptar.

Të mirat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të këtij vendi dhe jo në parajsë për klanet kriminale të Edi Ramës, trafikantët dhe bandat e drogës, ministrat dhe familjarët e tij të pangopur.

Ndaj dhe le të jetë pra miq motoja e bashkimit tonë, për kauzën tonë të drejtë, motoja e ndryshimit, e qeverisë teknike, e zgjedhjeve të lira.

E fitores tonë!

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco