Berisha: Të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila është vlera themelore e përjetshme e këtij kombi

20:47, 20/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha i cili mbajti fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit politik të tij është shprehur se duhet të bashkohemi në emër të fëmijëve, të rejave dhe të rinjve shqiptarë, që si qytetarë të këtij vendi kanë të drejtën e Zotit, kanë detyrimin të ëndërrojnë dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre më të bukur në Shqipëri.

Berisha theksoi se të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila është vlera themelore e përjetshme e këtij kombi.

Fjala:

Të dashur miq, ky bashkim jo vetëm me demokratet dhe demokratët, por me socialistët e zhgënjyer, me qytetarët pa parti dhe me të gjithë shqiptarët që janë të lënduar gjer në shpirt për zbrazjen makabre të këtij vendi, që janë të zymtë, të trishtuar për drejtimin që ka Shqipëria e udhëhequr nga Edi Rama.

Që janë të keqardhur dhe përjetojnë me dhembshuri sundimin e egër të mafies mbi shqiptarët.

Të bashkohemi se të bashkuar fuqisë sonë asgjë në botë nuk i reziston.

Të bashkohemi në emër të fëmijëve, të rejave dhe të rinjve shqiptarë, që si qytetarë të këtij vendi kanë të drejtën e Zotit, kanë detyrimin të ëndërrojnë dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre më të bukur në Shqipëri.

Dhe jo të largohen dhe të marrin rrugët e dheut.

Të bashkohemi për detyrimin që kemi ndaj çdo shqiptari që është i trembur, i trysnuar, i frikësuar për ta çliruar atë nga frika me guximin tonë.

Për të shkelmuar frikën dhe terrorin e këtij regjimi.

Për të çliruar Shqipërinë prej tij.

Të bashkohemi në emër të familjes shqiptare, e cila është vlera themelore e përjetshme e këtij kombi.

Familje që sot përjeton një agresion ideologjik, politik të paparë në histori në asnjë pushtim.

Në qoftë se ne nuk luftojmë për familjen shqiptare, në qoftë se ne nuk luftojmë për vlerat e saj, ne nuk meritojmë të quhemi më shqiptarë.

Sepse është ajo që ka sjellë në shekuj e mijëvjeçarë identitetin kombëtar të shqiptarëve në këto troje.

Sepse ata që me projekte makabre parashikonin zhdukjen tonë, kishin përcaktuar si objektiv kryesor shkatërrimin e nënës shqiptare, shkatërrimin e familjes shqiptare.

Ja pse ne duhet të bashkohemi me çdo shqiptar, që i thotë prindit prind, nënës nënë, babait baba, kundër këtij agresioni primitiv që kërkon t’i numeratojë ata sikur të mos ishin qenie njerëzore.

Që kërkon nënë fisnike shqiptare ta shndërrojë në një fermë tregu të mafies më të rrezikshme të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco