Berisha: Motoja jonë e bashkimit në diversitet është motoja më e fuqishme e modernizimit të PD-së

20:41, 20/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha i cili mbajti fjalën e tij përpara protestuesve kundër arrestimit politik të tij është shprehur se fton çdo demokrate e demokrat të bashkohet me ne në diversitet sepse ato mendime, ato opinione, ato probleme që dhe mund të na ndajnë nga njëri-tjetri janë mikroskopike krahasuar me çështjet e mëdha që na bashkojnë.

Berisha theksoi se është në detyrën e demokratëve të shtrini dorën, të trokisni te çdo demokrate e demokrat pavarësisht se sa pak janë ata që ende hezitojnë të bashkohen me ne.

Fjala:

Demokrate e demokratë, duhet t’u rikujtoj se motoja jonë e bashkimit në diversitet është motoja më e fuqishme e modernizimit të PD-së.

Është motoja e shndërrimit të kësaj partie në një parti të vërtetë të vlerave më të çmuara të lirisë.

Miqtë e mi, ju rikujtoj ju dhe çdo shqiptari se midis të tjerash, njëri nga përkufizimet më të drejta të lirisë është se liria ime përfundon aty ky fillon liria e tjetrit.

Në këtë kontekst, ftoj çdo demokrate e demokrat të bashkohet me ne në diversitet sepse ato mendime, ato opinione, ato probleme që dhe mund të na ndajnë nga njëri-tjetri janë mikroskopike krahasuar me çështjet e mëdha që na bashkojnë.

Krahasuar me dashurinë për Shqipërinë që na bashkon.

Krahasuar me mbrojtjen e interesit kombëtar që na bashkon.

Krahasuar me misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së shëmtuar të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Krahasuar me misionin tonë historik për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Për rikthimin e rotacionit politik.

Për ndryshimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Për fitoren e PD-së.

Pra, është në detyrën tuaj demokrate e demokratë të shtrini dorën, të trokisni te çdo demokrate e demokrat pavarësisht se sa pak janë ata që ende hezitojnë të bashkohen me ne.

Të vijnë midis nesh si të barabartë mes të barabartëve, si bashkëluftëtarë në një betejë epike, në një betejë që kërkon guximin tonë.

Në një betejë që është beteja e jetës sonë.

Beteja e misionit tonë.

Beteja e shpëtimit të Shqipërisë.

E rikthimit të demokracisë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco