SYRI TV/ Fredi Beleri nga salla e PE në burgun e Fierit, shoqërohet nga kandidati i opozitës, Petro Gjikuria

19:27, 20/07/2024
A+ Aa A-

 

Pasi u betua si eurodeputet në seancën konstituese të Parlamentit Europian, Fredi Beleri është kthyer këtë të shtunë në Shqipëri për t’u izoluar sërish në qelitë e Burgut të Fierit. Beleri u shpreh për mediat se do të kërkojë lirim me kusht, si dhe do të ndjek të gjitha hapat ligjor deri në instucionet e evropiane të drejtësisë. 

I shoqëruar nga Petro Gjikuria, Beleri deklaroi se kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës nuk ka lidhje me mercenarët e pushetit, si dhe pati një mesazh për kandidatin e mazhorancës Vangjel Tavo.

SYRI TV

Nga Strasburgu ku mori mandatin si eurodeputet, Fredi Beleri është kthyer sërish në Shqipëri, ku në orën 15:30 ka mbërritur në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë dënimin e mbetur.

Në fjalën e tij për mediat, pas përfundimit të lejes 5 ditore, Beleri deklaroi se do të kërkojë lirim me kusht, si dhe do të ndjek të gjitha hapat ligjor deri në instucionet e evropiane të drejtësisë.

I shoqëruar nga Petro Gjikuria, kandidat I opozitës për Bashkinë e Himarës, Beleri pati një mesazh për kandidatin e mazhorancës Vangjel Tavo dhe Edi Ramën.

Edhe Petro Gjikuria u shpreh se në 4 gusht qytetarët e Himarës do të kenë kryebashkiakun e tyre nga radhët e opozitës.

Në datën 4 gusht, në Himarë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, ku në garë janë Petro Gjikura, kandidat i opozitës dhe Vangjel Tavo i mazhorancës socialiste.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco