Si po eliminohet Shqipëria nga harta e turizmit europian?

Si po eliminohet Shqipëria nga harta e turizmit europian?

19:09, 20/07/2024
A+ Aa A-

Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një debat i ndezur mbi ecurine e sezonit turistik të këtij viti.

Një numër gjithmonë e më i madh zërash janë duke artikuluar se sezoni po shkon drejt dështimit, teksa shpesh në rrjetet sociale qarkullojnë edhe pamjet e plazheve bosh.

Por qeveria vazhdon të trumbetojë se Shqipëria po përjeton një bum turistik, që sipas saj dëshmohet nga statistikat e hyrjeve të të huajve në pikat kufitare të vendit.

Por si qëndron e vërteta?

Kapitali konsultoi statistikat e platformës booking për rezervimet e periudhës 1 deri në 15 gusht, që përkojnë me pikun e sezonit turistik në Shqipëri dhe vendet fqinje konkurrentë në fushën e turizmit.

Shqipëria

Sipas të dhënave zyrtare nga booking, për periudhën nga 1-15 gusht Shqipëria ka gjithsej rreth 18 mijë prona të listuara në booking. Nga këto aktualisht janë të lira rreth 4782 prona, të cilat janë të disponueshme për t’u rezervuar. Për të njëjtën periudhë rezulton se norma e padisponueshmërisë në rang kombëtar është 73 për qind.

Image

 

Kjo do të thotë se 73 për qind e pronave të listuara në booking nga shqiptarët janë të rezervuara për periudhën 1 me 15 gusht dhe në shifër absolute kjo përkon me rreth 13.3 mijë prona.

Greqia

Fqinji jugor i Shqipërisë ka aktualisht të listuara 10457 prona të disponueshme në platformën booking për periudhën 1 me 15 gusht. Sipas të dhënave të booking, në rang kombëtar Greqia rezulton të ketë një normë padisponueshmërie prej 89 për qind.

Image

Që do të thotë se për periudhën 1 me 15 gusht, Greqia ka të rezervuara 89 për qind të pronave që qytetarët grekë kanë listuar në booking.

Mali i Zi

Mali i Zi është një tjetër konkurrent direkt i Shqipërisë në tregun turistik. Sipas platformës booking, për periudhën 1-15 gusht Mali i Zi ka aktualisht 2246 prona të lira të listuara në booking. Norma e padisponueshmërisë në rang kombëtar rezulton 83 për qind.

Image

Që do të thotë se në Mal të Zi janë të rezervuara 8,3 nga 10 prona të listuara në booking për periudhën 1-15 gusht.

Italia

Fqinji perëndimor i Shqipërisë rezulton se ka një normë rezervimesh prej 86 për qind për periudhën 1 me 15 gusht. Italia ka ende 42 mijë e 985 prona të disponueshme për rezervim në platformën booking gjatë kësaj periudhe.

Image

Italia është një superfuqi turistike, e cila pret mesatarisht rreth 60 milionë turistë në vit.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut nuk hyn tek destinacionet më të nxehta të turizmit. Vendit i mungon vija bregdetare, por ai konkurron në treg me disa atraksione turistike liqenore.

Image

Sipas të dhënave nga booking, Maqedonia e Veriut rezulton të ketë një normë rezervimi prej 79 për qindësh, ndërkohë që ky vend ka ende 786 prona të disponueshme për rezervim në periudhën 1 me 15 gusht.

Kroacia

Kampioni i padiskutueshëm i turizmit në vendet fqinje me të cilat Shqipëria konkurron është Kroacia. Shteti ballkanik ka një normë rezervimi prej 96 për qind të pronave të listuara për periudhën 1-15 gusht, ndërkohë që ka ende të lira rreth 4352 prona.

Image

Kroacia është një vend, i cili kohët e fundit po ndërmerr politika për të dekurajuar flukset turistike për shkak të problemeve me mbishfrytëzimin e burimeve, por edhe efekteve anësore që turizmi shkakton për banorët lokalë.

Image

Megjithatë Kroacia mbetet kampionia e padiskutueshme e turizmit në rajon, të paktën sipas platformës booking duke shënuar normën më të lartë të rezervimeve, ndërkohë që Shqipëria mbetet e fundit në grup duke rrezikuar eliminimin nga Champions League siç thotë kryeministri./ Kapitali.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco