SYRI TV/ Fredi Beleri nga salla e PE në burgun e Fierit, shoqërohet nga kandidati i opozitës, Petro Gjikuria

18:50, 20/07/2024
A+ Aa A-

Nga Strasburgu ku mori mandatin si eurodeputet, Fredi Beleri është kthyer sërish në Shqipëri, ku në orën 15:30 ka mbërritur në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë dënimin e mbetur. Në fjalën e tij për mediat, pas përfundimit të lejes 5 ditore, Beleri deklaroi se do të kërkojë lirim me kusht, si dhe do të ndjek të gjitha hapat ligjor deri në instucionet e evropiane të drejtësisë.

I shoqëruar nga Petro Gjikuria, kandidat I opozitës për Bashkinë e Himarës, Beleri pati një mesazh për kandidatin e mazhorancës Vangjel Tavo dhe Edi Ramën.

Edhe Petro Gjikuria u shpreh se në 4 gusht qytetarët e Himarës do të kenë kryebashkiakun e tyre nga radhët e opozitës.

Në datën 4 gusht, në Himarë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, ku në garë janë Petro Gjikura, kandidat I opozitës dhe Vangjel Tavo I mazhorancës socialiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco