Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit: Po ecim me hetimet për të zhdukurit, por miratimi i VKM-së pengon procesin

Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit: Po ecim me hetimet për të zhdukurit, por miratimi i VKM-së pengon procesin

18:43, 20/07/2024
A+ Aa A-

 Në Seancën e Raportimit 2023 në Kuvend, Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Genta Sula, iu përgjigj pyetjeve të deputetes së Shkodrës, Emilia Koliqi, lidhur me avancimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist.

Znj. Sula theksoi se, pavarësisht se Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) për këtë çështje ende nuk është miratuar, AIDSSH-ja po vazhdon të punojë për këtë qëllim, duke shfrytëzuar mundësitë që i jep ligji. Ajo informoi se drafti i VKM-së është përgatitur dhe diskutuar me grupet e interesit, si familjarët e të zhdukurve, Shoqatat e ish-të Përndjekurve Politikë dhe Kisha Katholike, por pritet miratimi nga ministritë e Drejtësisë dhe të Brendshme.

Kryetarja e AIDSSH-së tha se janë identifikuar disa vendvarrime të dyshuara në Shkodër, si pranë varrezave të Rrmajit, një vendvarrim i dyshuar për grupin e të pushkatarëve në 4 maj 1946, vendvarrimi i eshtrave të Prek Calit dhe 14 të pushkatuarve të tjerë gjatë regjimit komunist më 25 mars 1945, si dhe dy vendvarrime të tjera të dyshuara në Kuç të Shkodrës dhe në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe. Ajo shtoi se po mblidhen dëshmi dhe rrëfime nga familjarët për të konkluduar vendet e mundshme të varrezave të të zhdukurve.

Znj. Sula theksoi se, pavarësisht pengesave, AIDSSH-ja nuk rri në pritje, por vijon me procesin, ndërsa bën thirrje për një presion pozitiv nga opinioni publik dhe Kuvendi, në mënyrë që qeveria të ndërmarrë këtë aksion. Ajo shprehu shpresën se familjarët e të zhdukurve nuk do të humbin besimin në këtë proces.

Kryetarja e AIDSSH-së informoi gjithashtu se, ndërsa numri i denimeve kapitale dhe  ekzekutimeve me gjyq gjatë regjimit komunist vlerësohet në rreth 4800 raste, AIDSSH-ja po bën një rishikim të hollësishëm të dokumenteve të Ministrisë së Brendshme, duke evidentuar edhe  vrasje në kalim të kufirit dhe vdekje në qeli, hetuesi apo burgje, keto  të pahetuara. Ajo theksoi se nje statistikë mbetet e paperllogaritur dhe se do të ketë nevoja për një metodë më të saktë të llogaritjes së numrit viktimave. Nderkohe nr I familjeve qe kane kerkuar ndihmen e Aidssh eshte afer 300.

Znj. Sula informoi gjithashtu për bashkëpunimin e AIDSSH-së me ICMP-në (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur), i cili do të ndihmojë në hetime më të specializuara në terren dhe në përdorimin e bazës së të dhënave për personat e deklaruar të zhdukur dhe vendvarrimet e dyshuara. Per ADN, pritet qe te.aktiviUar dhe sherbimi I policise shkencore vendase, mjeksia ligjore etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco