‘Atentati me tritol’/ Berisha: Altin Dumani, mbron dhe privilegjon kushëririn e tij Nuredin Dumani, autor i 12 vrasjeve

‘Atentati me tritol’/ Berisha: Altin Dumani, mbron dhe privilegjon kushëririn e tij Nuredin Dumani, autor i 12 vrasjeve

18:30, 20/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Elbasan, ku një atentat me tritol ishte përgatitur për motrat, Nikolli por që autori gaboi shënjestër dhe nga shpërthimi mbeti i plagosur një i ri i pafajshëm.

Berisha është shprehur se Nuredin Dumani, pasi ka marrë 12 jetë, mbahet në burg nga kushëriri në kushte luksoze, palestër, kompjuter, internet.

Postimi:

Altin Dumani, mbron dhe privilegjon kushëririn e tij Nuredin Dumani, autor i 12 vrasjeve.

Të dashur miq, Nuredin Dumani, pasi ka marrë 12 jetë, mbahet në burg nga kushëriri në kushte luksoze, palestër, kompjuter, internet etj! Krim i tmerrshëm!

Miq, vrasësi serial Nuredin Dumani nga qelia e tij organizoi vendosjen e minës me sahat motrave Nikolli, nga shpërthimi i të cilës u plagos rëndë një 27 vjeçar që gjendet në gjendje kritike për jetën.

Ato pas kërcënimeve për vrasje nga Nuredini, e denoncuan atë në SKAP, por përgjigja e SKAP ishte: “Ai nuk do t’ju vrasë, por thjesht kërkon t’ju friksojë.”Kështu dy motrat u lanë nga Dumani në meshirë të fatit, në fakt të Nuredinit, i cili i organizoi dhe atentatin.

Kurse Dumani mbahet në burg në kushte luksoze me urdhër te kushëririt të tij Altin Dumani.

Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin kriminal të “skrapit” të partisë ndaj këtij krimi të rëndë të paralajmeruar. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco