VIDEO/ Vuksani: 13.2 ton akullore me substanca të ndaluara janë konsumuar në Shqipëri, AKU bllokoi vetëm 4 ton

16:59, 20/07/2024
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të diskutuar mbi sigurinë ushqimore ishte ekspertja , Ana Vuksani.

Vuksani është shprehur se sipas kontrollit të lartë të shteti 13.2 ton akullore janë konsumuar me përbërje të oksidit të atelenit, ndërsa AKU arriti vetëm 4 ton të tërheq nga tregu.

"Oksidi i atelenit është i ndalur që të përdoret në ushqim nga BE prej shumë vitesh. Një pjesë e këtij produkti është përdoru për dezifiktimin e  ushqimit nga salmonele është zbuluar se shkakton sëmundje të rënda dere në kancerogjene.

Belgjika ishte shteti i parë që e ndaloi këtë substancë pasi e identifikoi në disa produkte në vitin 2020, por në Shqipëri  nuk ndodh si në europë pasi ne duhet të presim rastin që të na njoftojnë për këto risqe. Franca vuri re se një pjesë e akulloreve kishin të tilla substanca në produkte dhe ndaluan shitjen e tyre dhe tërheqjen e tyre nga tregu.

Sipas kontrollit të lartë të shteti 13.2 ton ishin konsumuar akullore me përbërje të oksidit të atelenit, ndërsa AKU arriti vetëm 4 ton të tërheq nga tregu."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco