Beleri: Nuk kam pasur qëllim të bëhem politikan në Greqi, po fatkeqësisht na detyruan ...

Beleri: Nuk kam pasur qëllim të bëhem politikan në Greqi, po fatkeqësisht na detyruan ...

14:59, 20/07/2024
A+ Aa A-

“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëhem politikan në Greqi”, tha ndër të tjera zoti Beleri.

“Mirëpritja ime në aeroportin "El. Venizelos” kur mbërrita nga Shqipëria ishte prekëse - tha eurodeputeti Fredi Beleri në një intervistë që dha mëngjesin e kësaj të shtune për televizionin grek ERT. “Sigurisht që jam mirëpritur nga kryeministri, kjo më bën krenar dhe më mbush me përgjegjësi për t'iu përgjigjur me punën time”, theksoi ai.

Në Bruksel të gjithë patm diskutime të mira për të thënë dhe u lehtësuan me praninë time atje, tha Beleri.

“Kam bërë kërkesë që të lirohem me 2/3 e dënimit si çdo i burgosur në Shqipëri. Kam vuajtur 2/3, ka shumë mundësi mundësi që gjykata shqiptare të vendosë të më lëshojë, në të kundërt në mes të tetorit kur ta përfundoj.”

 Ai iu përgjigj një pyetjeje se çfarë do të ndodhë nga këtu e tutje: “Konsideroj se leja që më është dhënë është një lëvizje përshkallëzimi, por nuk e di e hapin tjetër”, tha ndër të tjera z. Beleri.

“Prioritetet e mia janë të mësoj përgjegjësitë e një eurodeputeti. Do të merrem me ndriçimin e problemeve me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e minoritetit etnik grek, por dua të merrem edhe me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mëmëdheun tonë”, theksoi ai.

“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëhem politikan në Greqi”, tha ndër të tjera zoti Beleri.

“Fatkeqësisht këto grushte shteti na detyruan të kemi një përgjigje. Mendoj se përgjigja ishte mëse e duhura. Një çështje që autoritetet shqiptare donin ta bënin dypalëshe, me lëvizjen e tij, Kryeministri e bëri europiane ndaj askush nuk mund ta fshehë më.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco