Duartrokitjet e mazhorancës për  Altinin e SPAK dhe sulmi mafioz ndaj Arbenit të KLSH

Duartrokitjet e mazhorancës për Altinin e SPAK dhe sulmi mafioz ndaj Arbenit të KLSH

14:30, 20/07/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Java e sapombyllur në Parlament ishte me temperaturë konkuruese me motin.

Lajmet ishin gjithandej. Institucionet teorikisht të pavarura si SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLP, KLGJ, ILD dhe, KLSH, raportuan dhe dhanë përgjigje pyetjeve të deputetëve.

Dy ishin tablotë me pritshmëri dhe vëmendje të madhe.

Prokuroria e Posaçme

Kontrolli i Lartë i Shtetit

Kishte ku servilizëm, karshillek, dekonspirim, sulme.

Debati pyetsor elozhet e shumicës me Dumanin, tregoi pikat e sforcuara të SPAK, ndërsa lufta e mazhorancës me Shehun, tregoi panikun e mbuluar.

Media zgjeroi prokurorinë dhe thuajse zhduku denoncimet e mëdha të KLSH. Sepse Rama, Veliaj, ndonëse janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, janë ende jo të pandehur zyrtarisht ende jo të arrestuar.

Se Beqja u arrestua për groshët e BE në gjelltoren e luksit të ish-ministrit në Tiranë dhe jo qindra milionë eurot e koncensioneve, se Ahmetaj u la të arratisej.

Se dhjetëra të pandehur të inceneratorëve dhe 5D apo dosjeve të Mafias u lanë në kërkim pasi u lajmëruan të strehohen larg prangave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit pak ditë para raportimit në Kuvend dhe gjatë seancave denoncoi vrasës shtetërorë.

Skandali genocid te Onkologjiku, tregtia me jetë njerëzish, denuar nga sportelet e spitalit ishte shokues.

Prokuroria anemike sillej ta mbulonte. Më tej skema me ilaçet.

Krim i Organizuar në zyra publike. Akullore vrasëse kancerogjene me target fëmijët.

Autoritetit Kontrollit Ushqimor rri mbi interesa dhe reagimi i duhur mungon. Fundi Sigurimit Shëndetësor u kalon mjekëve trajtimet e të vdekurve.

Kallëzimet e kontrollorëve janë në hetim por duar prokurorësh lidhur me pushtetin shpartallojnë pushojnë e nuk duan të hetojnë.

Legalizimet, ushqimet. Ndotja e ajrit një kancer shëtitës në Tiranë. Ka dhe shumë të tjera tronditëse.

Ata e dinë. Bizneset e lidhura pagues të fshehtë janë shqetësuar. Importet e produkteve ushqimore janë tbuajse gjithçka shitet tek ne.

Cilësia një histori ndërrimi etiketash skadence, e çmimet një batërdi më vete shumë herë më shtrenjt se në Evropë.

Këto janë alarme ku vrasësit janë me licencë pushtetesh. Arben Shehu kreu i KLSH, ka përballë deputetë me sjellje sigurimsash. Ata bërtisnin, revoltoheshin, lexonin sms-të e interesave dhe i turreshin kryetarit denoncues. Dëmet si konstatim nga Kontrolli janë miliarda dollarë. Kallzimet janë aty.

Ndëshkimet ku duhet të kryesojë SPAK e GJKKO mungojnë. Të pandehurit e mazhorancës duartrokitën Altin Dumanin në mbyllje të raportimit.

Opozita nuk mori as 3 përqind përgjigje nga kreu i Prokurorisë. Sidomos për të burgosurin paligjshmërisht të ambasadave, liderin e opozitës Sali Berisha.

Nuk dhe asnjë përgjigje as për vëlla Olsin, as për Manekun e fort-përdorur, ku procedimi për shpërdorim detyre e fshehje faktesh penale, duhej të kishte nisur me kohë. As për deputetë e ministra në krim. As për oficerë madhorë në banda. As për prokurorë e gjyqtarë në ushtrinë e mafias.

As për Erionin e të vëllanë. E plot të tjera. Ndaj duartrokitja socialiste zhurmoi në sallë. Ndërsa presion e gijotinë ndaj Shehut për të ndaluar me gjetjet kriminale në institucione, në para e pronë publike.

Lepuri nuk fle, ndaj SPAK të KUVENDOJË me KLSH dhe do ketë më kollaj të gjurmojë paranë e të zbulojë hajdutët e vrasësit e zyrave publike..

Kur të mungojnë duartrokitjet e thellohen hetimet, Dumanin do e kryqëzojnë më radikalisht se Shehun.

Për zbatimin e ligjit e shëndetin, të sotmen e të ardhmen e qytetarëve, do të jetë më mirë, kur SPAK të arrestojë vrasësit e zbuluar nga KLSH, pavarësisht bojës politike dhe ekonomike. ..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco