SYRI TV/ PD Lushnje denoncon problemin me varrezat, Sharka: Ndodhen në vend të papërshtatshëm

14:23, 20/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i partisë demokratike në Lushnje Eduart Sharka dhe këshilltari i opozitës i këshillit bashkiak Lushnje Ilir Marku denoncuan problemin e varrezave publike të qytetit .

Sipas Sharkës varrezat aktuale janë të vendosura në një vend jo të përshtatshëm në anë të përroit, në një gjatësi prej rreth dy kilometrash dhe së fundmi janë të ezauruara.

Ai theksoi se varret janë të rrezikuara nga prurjet e përroit. Varrezat e reja që janë përfunduar si ambjente nuk janë hapur për shërbimet funerale ndonëse ky problem nga opozita në këshillin bashkiak është ngritur disa herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco