Si po i grabit Rama pronat e Komunitetit Mysliman dhe familjeve të vjetra shkodrane përmes dordolecit të tij Benet Beci

Si po i grabit Rama pronat e Komunitetit Mysliman dhe familjeve të vjetra shkodrane përmes dordolecit të tij Benet Beci

13:47, 20/07/2024
A+ Aa A-

Shkodra ishte i vetmi qytet i cili rezistoi më gjatë ndaj ‘pushtimit’ të Rilindjes në aspektin politik dhe ekonomik.

Me gjithë defektet që mund të ketë patur qeverisja e djathtë në Bashkinë Shkodër, një gjë ka qenë e sigurtë, nuk ka bërë dëme dhe nuk ka shkatërruar një nga qytetet me arkitekturë të jashtëzakonshme siç është Shkodra.

Një qytet ku janë ndërthurur stili italian, austriak, otoman, por edhe ai komunist, që padiskutim la gjurmët e tij.

Më 14 majt të vitit të shkuar, Edi Rama, në një koalicion të gjerë më të gjitha bandat e mundshme kriminale, i ndihmuar edhe nga SPAK, i cili nuk lëvizi gishtin ndaj tyre duke i lënë të mbarojnë punë me zgjedhjet, por edhe falë pengmarrjes së simboleve të PD përmes pengut të tij Basha, arriti të shtjerë në dorë Shkodrën.

Që prej 14 majit e tëhu, Rama u ka vënë syrin pronave të shkodranëve dhe pasurive natyrore të Shkodrës për t’i grabitur.

I tillë është rasti i prezantimit të projektit të kullës 35 kate në qendër të qyteti. Një projekt i shpalosur në mënyrë të beftë, pa asnjë konsultim publik dha pa marrë parasysh as plan urbanistik të qytetit asgjë.

Lexo edhe: Sapo Shkodra ra në duart e krimit, ‘dallëndyshja’ e parë e betonit mbërriti në kryeqendrën e Veriut

Shpejtësia dhe pompoziteti me të cilin u prezantua projketi i ri, dukej që kishte një ngut për t’i mbyllur punët shpejt e shpejt dhe për të kapur gafil pronarët e ligjshëm të truallit mbi të cilin do të ngrihet kulla e fildishtë.

Nxitimi për të shpallur projektin dhe fituesin brenda ditës ka të bëjë me lëvizjen e shpejtë për grabitjen e pronës, pasi vendi ku do të ngrihet kulla nuk është tokë publike (kufizohet me tokë publike), por ka pronarë të ligjshëm, të cilve prona u është grabitur nga etërit biologjikë e politikë të Edi Ramës.

Një ndër pronarët e truallit është Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, të cilët sipas reagimit të Myftinisë Shkodër jo vetëm që nuk janë pyetur, por janë në proces gjyqësor për kthimin e pronës.

Lexo edhe: Myftinia kundër kullës në Shkodër/ Sytari: Cënohet pronësia jonë

Të tilla janë edhe familjet e vjetra shkodrane si familja Ulqinaku, familja Muka, Bushati, Kaduku, Hefovija dhe Sokoli.

Njëri prej pinjollëve të familjes Sokoli ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku shpjegon kalvarin e grabitjes së pronës nga shteti komunist dikur dhe nga shteti i Edi Ramës në ditët e sotme.

Më poshtë po sjellim reagimin e plotë të Ridvan Sokolit:

“Të ngulësh një përçartje postmoderne mu ku fillon historia venediko-otomano-austriako-italo-shqiptare e Shkodrës, kërkon një guxim katundaresk. Shkodra e ka atelienë e saj urbane, dhuratë të shekujve, dhe të futesh në të me një tiranosaur është veprim prej tirani. Shkodra mund dhe duhet përmirësuar, por jo shkatërruar.” (paragraf nga artikulli i z. Alfred Lela, me titull “Ku do të jeni ju kur kullat e Ramës të kenë mbaruar?”)

Në titullin e artikullit të tij z. Lela pyet: Ku do të jeni ju kur kullat e Ramës të kenë mbaruar?

Pa asnjë mëdyshje do t’i përgjigjesha: Të gëlltitur, pa lan nam e nishan, nga sistemi i gjarpërinjve.

E filloi me nguljen e çelësit të shtrembër të kuq-rremtë, atje ku e ka gjenezën qyteti, me mesazhin për të çelur arkapitë e ndryshkura të Shkodranëve.

E vazhdoi me një aktivitet zhgarravinë për hapjen e arkapive të shtëpive qytetare shkodrane. Në fakt me ia hap vetes së tij dhe patronazhistëve, si dikur spiunëve të lagjeve.

Dhe “fap-fap-fap”, siç thotë kryeministri jonë zyrtar, pa pyetur për setin e dokumenteve të planit urbanistik që ka kushtuar rreth 550 mijë euro prej taksave tona, as për PDV-të (planet e detajuara vendore), për zhvillimin e të cilave po harxhohen edhe nja 600 milion lekë prapë prej taksave tona, pranon të ndërtohet një përbindësh 100 metër i lartë mu në qendrën më naziqe të qytetit, tuj i ba karshillëk Kështjellës së Rozafës. Dhe thonë se po e zhvillojnë në territorin e pronës së tyre?!

Por a e dini se me kë lidhet me arkapi prona e re në vitet e demokracisë e Uldedajve, ku do të ndërtohet ky përbindëshi?

Me pronën e Ulqinakut të Madh, i pari në listë me vlerën më të madhe të tatimit të jashtëzakonshëm, i grabitur nga regjimi komunist në 1946; me familjen Muka, e burgosur dhe e grabitur në mënyrën më barbare nga regjimi komunist; me familjen Sokoli, e treta në listën e tatimit të jashtëzakonshëm, duke i grabitur çdo gjë e duke e hedhur në mes katër rrugëve; me familjet e nderuara të të ndjerëve z.

Ahmet Bushatit dhe z. Nexhmedin Bushatit; me pronën e Kadukëve të famshëm dhe me familjen e nderuar Hefovija.

A mos po përgatitet edhe njëherë shpronësimi i ish-pronarëve të vjetër (për fat të keq kështu quhen edhe sot) në favor të pronarëve të rinj dhe aleancave me pushtetarët e sotëm? Nga regjimi i Enverit këtyre të gjorëve arritën t’u shpëtojnë ca thërrime, por këto të sotmit të periudhës Edi Rama e Benet Beci të gëlltisin pa të lan nam e nishan.

Zhdukja e identitetit të krenarisë shkodrane, Pijacës së tyre, zbehja e asaj mrekullie arkitekturore, vepër e Kolë Idromenos sonë të famshëm, bëhet për të përfituar në mënyrën më të parregullt në kurriz të vlerave të trashëgimisë kulturore të Shkodrës, në kurriz të zhvillimit të pronave në mënyrë të barabartë, sipas rregullave plotësisht të përcaktuara më parë, të familjeve të tjera shkodrane, që kanë kontribute të mëdha në zhvillimet social-ekonomike dhe kulturore të qytetit, në kurriz të një trashëgimie qindra vjeçare autoktone, në emër të një argumenti pervers të artikuluar nga kryeministri dhe kryebashkiaku, se ndërtimi i kullës është i çertifikuar nga një konkurs ndërkombëtar.

Në fakt konkursi është organizuar nga vetë të zotët e mallit, por në popull është sajuar alibia sikur këtë konkurs e ka organizuar vetë Bashkia dhe Qeveria.

Unë, qytetari i thjeshtë i këtij qyteti, i bëj thirrje kryetarit të Bashkisë Benet Beci: zbato Planin e Përgjithshëm Vendor dhe të gjithë setin e dokumenteve përbërëse të tij! Ky është detyrimi jot kushtetues dhe ligjor.”

Image

Pra siç shihet Edi Rama e ka shpallur veten bajraktar të Shkodrës dhe në kundërshtim më çdo ligj, rregull e zakon po grabit ditën për diell pronat e ligjshme të qytetarëve shkodranë dhe institucioneve fetare.

Image

Dhe e gjitha po bëhet duke përdorur dordolecin e tij, Benet Beci, për të cilin mos u habitni që shumë shpejt Rama të thotë se kullën e bëri ai, ligjet i shkeli ai, pronën e grabiti ai, me pak fjalë, mund të dalë edhe Beneti që po ha dardha pas shpinës së Ramës.

Pronësia

Aspekti i parë që duhet patur parasysh është ai i pronësisë.

Hotel Rozafa është i rrethuar me prona publike (rrugë, trotuare, lulishte) dhe vetëm në pjesën perëndimore me prona private. Nga prezantimi dhe nga detyra e projektimit që i është dhënë arkitektëve që kanë konkuruar shihet qartë që nuk kemi asnjë marrëveshje as me bashkinë (për pronat publike) as me pronarët fqinjë duke nënkuptuar që gjithçka do zhvillohet brenda oborrit funksional të Hotel Rozafës. Pra do prishet veranda aktuale (nga drejtimi i sheshit Luigj Gurakuqi) dhe do ndërtohet kulla.

Në vitet ’70 kur është ndërtuar hotel Rozafa, ishin kohë kur nuk njihej e drejta e pronësisë, por me prishjen pjesore të objektit i lind e drejta pronarëve të pretendojnë për pronën e tyre e si rrjedhim të përfshihen me të drejta të plota në këtë zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco