Salianji, drejtues politik i qarkut të Elbasanit: Koha të nisim nga puna, koha të nisim ndryshimin!

Salianji, drejtues politik i qarkut të Elbasanit: Koha të nisim nga puna, koha të nisim ndryshimin!

13:48, 20/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit, ku e ka cilësuar si privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të nisë një bashkëpunim të ri me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan, pasi ai është ngarkuar si drejtues politik i qarkut të Elbasanit për zgjdhjet parlamentare të vitit 2025.

"Elbasani, një qytet me histori dhe tradita, - shkroi Salianji, - padrejtësisht në këtë dekadë është etiketuar dhe keqpërdorur nga pushteti duke vrarë shpresën dhe duke detyruar qindra e mijëra të rinj dhe profesionistë të largohen.

Elbasani ka ditur të jetë përcaktues politikisht dhe transformues në historinë e zgjedhjeve, ndaj edhe përmes një alternative serioze dhe një ekipi dinjitoz do të jemi aty për ta bërë ndryshim. Faleminderit kryesisë, mikut tim Luçianos dhe gjithë demokratëve për mikpritjen. Koha të nisim nga puna. Koha të nisim ndryshimin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco