SYRI TV/ Berisha: Rama urdhëroi mercenarët për zgjatje hetimi, në asnjë dokument nuk citohet emri im

22:27, 19/07/2024
A+ Aa A-

Kanë kaluar 200 ditë kur lideri i patisë Demokratike Sali Berisha është vendosur në arrest shtëpie. Berisha ka akuzuar Edi Ramën si personin që dirigjon drejtësinë. Lideri demokrat u shpreh se Rama ka urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet ndaj tij! Sipas Berishës kjo është hera e tretë që në asnjë dokument mbi të cilat po heton SPAK nuk përmendet emri i Sali Berishës. Ndër të tjera berisha u shpreh se kjo është beteja më e fuqishme kundër mafies ndërkombëtare, Sorosit, McGonigalëve dhe ambasadorëve e zyrtarëve të blerë. Berish tha se do të denoncojë çdo të korruptuar ndërkombëtar që mbron krimet e Edi Ramës me pagesë.

SYRI TV

Në ditën e 200 të rezistencës, qindra qytetarë u mblodhën sërish poshtë banesës së liderit të opozitës Sali Berisha. Në fjalën e tij para qytetarëve që kundërshtojnë arrestimin e tij politik, Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, se ka urdhëruar zgjatjen e hetimeve ndaj tij, teksa në asnjë dokument nuk përmendet emri i kreut të opozitës. 

Rama kishte urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet ndaj meje! Sot ishte një seancë me Irenën me pesë mbiemra, delinkuenten Gjoka që ka pafytyrësinë dhe paturpësinë të qëndrojnë në detyrë kur vendin e ka në burg se ka shkelur ligjin.

Por duhet t’u informoj ju dhe shqiptarët se kjo është radha e tretë që në asnjë nga dokumentet e dorëzuara nuk citohet emri i Sali Berishës. Sepse këta mercenarë nuk gjejnë dot edhe 100 vjet po të kontrollojnë asgjë, por vetëm zbatojnë verbërisht si mafiozë, pa moral, pa karakter, si njerëz të marrë peng, urdhrat e Edi Ramës.

Berisha tha se beteja kundër Edi Ramës është beteja e çdo qytetari, por mbi të gjitha, beteja më e fuqishme kundër mafies ndërkombëtare. 
Vendosi kontrollin e tij mafioz në çdo pushtet të këtij vendi. Por kjo betejë, është beteja më e fuqishme që zhvillohet kundër mafies ndërkombëtare, armike e egër e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kundër Xhorxh Sorosit, kundër armiqve të lirisë të shqiptarëve. Kundër hajdutëve të shqiptarëve. Kundër McGonigalëve, kundër ambasadorëve që për thasët me para iu deklaronin shqiptarëve se policia, në kohën kur vendi zhytej në kanabis, ka bërë luftë të shkëlqyer kundër kanabisit.

Lideri i Opozitës hodhi akuza edhe ndaj ambasadorit Alistair King-Smith, duke thënë se ka përcjellë si të vërtetë shpifjen e Lulzim Bashës, ndërsa ftoi shqiptarët të qëndrojnë për mbrojtjen e vendit nga mafia. 

Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij. Se Berisha ka lidhje me Suel Çelën. Turp të kesh o ambasador, se nuk përfaqëson... ti turpëron vendin tënd. Ti turpëron Europën. 

Pra, miqtë e mi, ua thashë këtë shembull për të kuptuar se me çfarë mafie përplasemi. Po nëse ne nuk qëndrojmë si shqiptarë, Shqipëria ka marrë fund. Shqipëria pas 60 vitesh do banohet vetëm nga trafikantë, nga kriminelë.

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal edhe në historinë e rrëfyer prej dy vajzave që iu vu minë pranë banesës, duke thënë se ngjarja e rëndë u krye nga Nuredin Dumani, kushëriri i Altin Dumanit, por as SPAK dhe as policia nuk kanë vepruar, duke faktuar se drejtësia është e kapur nga mafia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco