Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ PD zbardh EMRAT e drejtuesve politikë në qarqe, Noka dhe Paloka në krye të fushatës

Qytetari denoncon plazhin bosh/ Malltezi: A duhet të hetojë ‘aspak’ ‘armiqtë e pushtetit popullor’?

22:03, 19/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar një video nga plazhi i Durrësit, ku qytetari denoncon se në mes të sezonit, ditën e sotme (19 korrik) shezllonet e hoteleve janë bosh.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama se për dështimin e sezonit veror në Shqipëri kishte një komplot, Malltezi ironizon duke pyetur nëse SPAK duhet të nisë hetim për ‘armiqtë e pushtetit popullor’.

‘Hajduti Rama që vjedh çdo ditë dhe vërsul hajdutët të vendosin gjoba ka bërë që të rriten çmimet e të ikin njerëzit’, shkruan Malltezi në Facebook.

Postimi i plotë:

Duhet të hetojë spak “armiqtë e pushtetit popullor”.

Live sot në durrës. Hajduti Rama që vjedh çdo ditë dhe vërsul hajdutët të vendosin gjoba ka bërë që të rriten çmimet e të ikin njerëzit.

Nuk ka 1 impiant të ujrave të zeza në funksion! 100 miljon $ investimi japonez për impiantin e Tiranës dhe po zë ndryshk se nuk kishin çfarë të vidhnin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco