Lajmi i fundit

VIDEO-Vrau të atin, e hodhi në pus pastaj e denoncoi të zhdukur/ Krimi horror ndodhi pas zhdukjes së 75 mln lekëve

VIDEO/ Berisha: Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

21:00, 19/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke i kujtuar se është i vetmi që ka denoncuar bashkëpunimin dhe lidhjen e bandave kriminale me qeverinë. Sipas Berishës, vendimi për ‘non grata-n’ e tij në Mbretërinë e Bashkuar është i bazuar në shpifjet e Lulzim Bashës kundër tij.

Fjalimi

A e dini ju o miq, për të mos hyrë në këto, do ua tregoj këtë se njeriu që ka denoncuar më shumë se kushdo tjetër me Suel Çelën, me Safet Bajrën, me Rrajat, me stër-Rrajat, jam unë. Kurse Alistair King-Smith ambasadori i madhërisë së tij, ka marrë shpifjen e Lulzim Bashës dhe e ka përcjellë si të vërtetë në qeverinë e tij.

Se Berisha ka lidhje me Suel Çelën. Turp të kesh o ambasador, se nuk përfaqëson... ti turpëron vendin tënd.

Ti turpëron Europën.

Pra, miqtë e mi, ua thashë këtë shembull për të kuptuar se me çfarë mafie përplasemi.

Po nëse ne nuk qëndrojmë si shqiptarë, Shqipëria ka marrë fund.

Shqipëria pas 60 vitesh do banohet vetëm nga trafikantë, nga kriminelë.

Shikoni turizmin si është përgjysmuar.

Shqipëria po falimenton, ndaj dhe i bëj thirrje sonte çdo shqiptari të ngrihet.

Të ngrihet fuqishëm për mbrojtjen e dinjitetit të tij.

Për mbrojtjen e vendit të tij nga kjo mafie shkatërrimtare shqiptare dhe ndërkombëtare.

Është në dorën tonë të marrim fatin në duart tona.

Është në dorën tonë t’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, t’u rikthejmë rotacionin, t’u rikthejmë fitoren.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco