Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet 2025, PD ndez motorët elektoralë

VIDEO/ Berisha: Kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën 2 vajzave. Dëshmia e njërës prej tyre, thelbi i këtij shteti

20:53, 19/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal edhe te dëshmia skandaloze e një prej vajzave që denoncoi vrasësin serial Nuredin Dumanin, se ai i kishte vendosur tritol në banesë dhe se vijonte i qetë aktivitetin kriminal nga qelia e burgut, ku jetonte si ‘pasha’ me internet, telefon, lap top etj. kushte.

‘Kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën dy vajzave. Dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i këtij shteti’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Sot po lexoja historinë tragjike të dy vajzave, të cilave Nuredin Dumani, kushëriri i Altin Dumanit, nga burgu ku është, pas kërcënimeve, u kishte vënë minën te shtëpia.

Minën për t’i hedhur në erë dy vajza të reja. Një 27-vjeçar që kaloi aty është sot në gjendje kritike për jetën.

Rrëfimi i njërës prej tyre guximtare, është i gjithë thelbi i këtij shteti. Iu ankova Dumanit të Skapit për Dumanin e qelisë, më tha ai bënte shaka, nuk e ka me të vra ty. U ankova tek policia e Ballës, kot i ke këto.

Dhe nga qelia ku është, u çoi minën me sahat për t’i hedhur në erë të dyja.

Dje, deputeti ynë pyeti kriminelin me pesë mbiemra, Taulant Ballën, e mbylli gojën, e qepi gojën ky porositësi i vrasjeve.

Sepse Dumani ishte vrasësi i porosive të Suel Çelës. Dhe të Taulant Ballës atëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco