Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet 2025, PD ndez motorët elektoralë

VIDEO/ Berisha: Do denoncojmë çdo akt të çdo korruptokrati ndërkombëtar që mbron krimet e Edi Ramës me pagesë

20:34, 19/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh se do të denoncoi çdo emër të ndërkombëtarëve që korruptohet nga Edi Rama për të mbrojtur krimet e tij.

‘Do denoncojmë çdo akt të çdo korruptokrati ndërkombëtar që mbron krimet e Edi Ramës me pagesë’, u shpreh Berisha në ditën e 200-të të protestës maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, kjo është betejë e vështirë.

Shqiptarët përjetonin një diktaturë ideologjike në të cilën regjimi barbar shqiptar mbështetej nga superfuqitë komuniste të kohës.

Megjithatë shqiptarët kurrë nuk u dorëzuan.

Ata mbushën burgjet më shumë se çdo popull tjetër.

Ata mbushën kampet e përqendrimit, sakrifikuan për të vërtetën dhe të vërtetat që duhet të mbronin.

Sot ne jemi të vendosur të denoncojmë çdo vjedhje të Edi Ramës pa asnjë çmim.

Të denoncojmë çdo krim të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Të denoncojmë çdo vjedhje të familjarëve të Edi Ramës dhe sojit të tij të fëlliqur.

Të denoncojmë çdo vjedhje të zyrtarëve dhe qeveritarëve të tij vendorë.

Por të denoncojmë gjithashtu çdo akt të çdo korruptokrati ndërkombëtar, cilido qoftë ai, që mbron krimet e Edi Ramës me pagesa ndaj tij.

Ne po mbrojmë të vërteta, të cilat janë aq sa shqiptare, aq europiane, aq amerikane, aq të çdo vendi të lirë.

Sepse ne besojmë se vjedhja monstruoze e qytetarëve shqiptarë duhet të ndëshkohet me forcën më të madhe.

Ne besojmë se lidhjet e krimit të qeveritarëve shqiptarë janë rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera.

Ne besojmë se zbrazja e tmerrshme e Shqipërisë nuk është interesi i asnjë vendi mik të Shqipërisë.

Ndaj dhe ne nuk heshtim.

As 200, as 400, as 2 mijë, as 6 mijë ditë, nuk do na mposhtin ne kurrë. Së bashku do vazhdojmë luftën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco