Gjykata shtyn sërish vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën e Malltezin

Gjykata shtyn sërish vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën e Malltezin

11:54, 19/07/2024
A+ Aa A-

Më 30 korrik Gjykata e Posaçme do të shprehet mbi disa kërkesa të Prokurorisë si dhe të avokatëve të liderit të opozitës Sali Berisha e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Avokatët kërkuan papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të provave.

Ata gjithashtu përsëritën kërkesën për revokim të masave të sigurisë për shkak se sipas tyre, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për një masë të tillë si arresti në shtëpi.

Ndërkohë që SPAK insistoi në vijimin e masave të sigurisë që janë në fuqi.

Në lidhje me fashikujt hetimor, Prokuroria tha se do i vërë në dispozicion të palëve, në mënyrë elektronike.

Në seancën e sotme nuk u paraqit avokati i Berishës Genc Gjokutaj, për shkaqe shëndetësore, teksa mbrojtja u bë me prokurë të posaçme nga avokatja Klodiana Gjyzari.

Disa ditë më parë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për zgjatje të hetimeve me afat 3 mujor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco