Rama dhe pushteti i mafias/ Çupi: Veriu i vendit ka zëvendësuar mbjelljën e fruta-perimeve me kanabis

11:16, 19/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’u shpreh se nëse shkojmë në veri të vendit fatkeqësisht nuk shohim parcela të mbjella më prodhime të shëndetshme bujqësore, por një territor të mbushur me lëndë narkotike.

"Jo më larg se dje doli raporti i ‘Departamentit Amerikan të Shtetit', ku analizon ekonominë e 160 vendeve e natyrisht Shqipëria është e përmendur për nivelin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, papunësia në nivelin e fuqisë punëtore mungon"- u shpreh ajo.

Dhurata Çupi:

“Ka vite që ky fenomen është i konsoliduar tashmë me këtë qeverisje, ku mungesa e kontrollit të territorit sa i takon ndërtimeve apo qoftë edhe ky shqetësimi i madh i mbjelljes së bimëve narkotike në të gjithë vendin.

Natyrisht mbjellja e hashashit apo mungesa e kontrollit nga shteti ka sjellë edhe nivelin e jashëzakonshëm të pastrimit të parave apo ndikimit të mafias.

Ne e pamë që nuk gjejmë dot sipërfaqe në veri (nëse nisemi tani me dron) nuk ka hapësira të mbjellura me fruta-parime, por me kanabis.

Vitet e fundit kjo gjë është e shtuar dhe nga ana tjetër ‘Syrit të Ndërkombëtarve’ nuk ju shpëtojmë dot.

Jo më larg se dje doli raporti i ‘Departamentit Amerikan të Shtetit'ku analizon ekonominë e 160 vendeve e natyrisht Shqipëria është e përmendur për nivelin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, papunësia në nivelin e fuqisë punëtore mungon.

Një nga argumentat në këtë raport ishte korrupsioni, pastrimi i parave nëpërmjet mbjelljes hashashit apo ndikimi i bandave dhe mafias.

Këto janë elementë që shkatërrojnë një vend demokratik natyrisht duke shkatërruar: ekonominë, shpresën e vendit dhe të rinjtë largohen nga Shqipëria se këtu nuk ka konkurrencë të ndershme për t'u punësuar, nuk ka ekonomi normale dhe natyrisht nuk ke asnjë politikë qeverisëse lidhur me këto problematika.

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco