Propaganda e atleteve nuk e mbulon dot të vërtetën e eksodit të shqiptarëve

Propaganda e atleteve nuk e mbulon dot të vërtetën e eksodit të shqiptarëve

10:48, 19/07/2024
A+ Aa A-

Komuniteti Politik Europian u mblodh në Angli këto ditë, por nëse do të shohësh postimet e Edi Ramës dhe lajmet e medieve pranë tij, të krijohet ideja se liderët europianë kanë pasur në fokus të vëmendjes së tyre veshjen e Edi Ramës.

Aq shumë lajme janë bërë për atletet e Edi Ramës, për mënyrën se si po ia shpif atij ushqimi anglez, se si po i përqafon liderët e BE-së, sa të duket se samiti ka qenë një takim adoleshentësh për të bërë gallatë nja dy ditë.

Në fakt, në thelb të këtij samiti ishte çështja e emigracionit.

Arsyeja pse Ramën e thërrasin kaq shpesh anglezët dhe merren kaq shumë me të, nuk vjen nga fakti se i ka atletet e bukura, por sepse Shqipëria është një vend që prodhon më shumë emigracion edhe se vendet që janë në luftë.

Madje vetëm gjatë një sezoni, Shqipëria dërgoi drejt Anglisë gati dy përqind të popullsisë së saj mashkullore.

Të shkosh me këto statistika në shpinë në Angli dhe të flasësh për atletet, të shkon për shtat vetëm shprehja ‘dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë’.

Britania u angazhua për të dhënë miliona sterlina për të luftuar emigracionin në origjinë, d.m.th në Shqipëri, aty ku krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja e Edi Ramës po shkaktojnë një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve.

Ky duhej të ishte thelbi i debatit në Shqipëri, se përse mbi 40 përqind e popullsisë është larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Ramës.

Në vend të kësaj, duhet të merremi me propagandën e atleteve, sepse në kohë të tillë duhet thjesht ‘bukë e cirk’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco