Zgjedhjet në Himarë, Gjikuria vijon takimet me banorët: Do të merrem çdo ditë me problemet e pronave

Zgjedhjet në Himarë, Gjikuria vijon takimet me banorët: Do të merrem çdo ditë me problemet e pronave

10:22, 19/07/2024
A+ Aa A-

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria ka vazhduar takimet me banorë të zonës. Ndalesa e radhës e tij ka qenë fshati Nivicë, ku të mbledhur në qendër të fshatit me dhjetëra banorë kanë diskutuar një sërë problematikash.

Banorët kanë evidentuar si problemet kryesore që i shqetësojnë zaptimin e pronave të tyre ndër vite si dhe 1001 peripecitë që kalojnë në proceset për marrjen e pronës. Gjithashtu është cilësuar si problem edhe mbyllja e plazhit, pjesës së detit në Kakome, ku megjithëse e kanë shumë pranë nuk mund të shkojnë pasi aty është rrethuar çdo gjë.

Mungesa e ujit të pijshëm, vëmendjes së bashkisë Himarë në 12 vite për investime, ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë një prej shumë ankesave të nivicjotëve.

I ndalur për të folur për problemet e tyre Gjikuria, tregon se do të krijojë stafin, për t'u marrë cdo ditë me problemet e pronës që kanë banorët jo vetëm të Nivicës por gjithandej.

Gjithashtu premton hapjen përfundimtare të Kakomesë në mënyrë që banorët të shkojnë në pronat e tyre teksa dënon mungesën e  gjërave bazike për jetën si uji pijshëm, infrastruktura apo energjia elektrike duke thënë se do të krijojnë projekte për zgjidhjen e problemeve elitare

Afroviti Dhimojani kryetare e partisë demokratike në Himarë, dënon faktin e presioneve që ju bëhen cdo ditë banorëve të zonës për marrjen e pronave të tyre. Ajo thotë se kjo gje duhet të ndalet. Sipas saj Gjikuria ka vizionin e duhur për të sjell ndryshimin teksa di mjaft mirë cfarë duhet në zonë për tu përmirësuar në vazhdimësi që edhe Himara, Nivica të eci përpara

Nivica është një prej fshatrave ku në më tepër se 12 vite nga bashkia e Himarës mungojnë investimet cka ka bërë që kushtet e fshatit të rëndohen së tepërmi duke bërë që një pjesë e mirë e popullsisë të largohet prej andej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco