KAFE SHQETO/ Lela: Debati publik të ndërrojë qeverinë, pushtetin...

10:19, 19/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në syri tv, ka qenë Drejtori i Zyrës së Komunikimit në PD Alfred Lela. Ai ka komentuar mungesën e reagimit ndaj shqetësimeve te njerëzve dhe ka parashtruar konceptin e debatit publik që nuk është ai i studiove televizive por reagimi.

Alfred Lela: Për mua shembulli me i qartë me transparent me civil, me qytetar i debatit publik ka qenë nëse e mbani mend protesta për rrugën e kombit që bënë kuksianet. Për mua ai është debat publik. Se nuk është të flasim ne të tre në një studio dhe tre të tjerë në një studio tjetër, dhe bëhet një konferencë në një nga hotelet e Tiranës. Del një parti politike në një deklarata për shtyp. Për mua debat publik është ajo që bënë kuksianët para 4-5 vitesh. Kuksianet e bënë të tyren. Pjesët e tjera të sistemit I lanë në baltë kuksianet. Por thjesht desha ta shtroj idenë, nuk futem tek fajtorët. Unë mbaj mend Kryeministrin Rama që ishte në Vlorë në mbledhje me qeverinë dhe erdhi i djersitur dhe i sikletosur në Tiranë bëri një konferencë…Pra ai është debati publik dhe nuk e pamë atë vendosmëri për të thënë që ka një kufi se deri ku mund të na biesh në qafë dhe ne nuk të lejojmë sepse kemi një dinjitet, kemi një integritet, jemi qenie njerëzore, jemi qytetarë të kësaj republike, kemi paguar taksat, po ato nuk mund të jenë në shpërpjesëtim me të ardhurat dhe dinjitetin tonë. Nuk e pamë këtë, kanë kaluar kaq vite.

Te Onkologjiku pastaj është rasti tjetër që pasqyron dehumanizimin po deshe edhe të shoqërisë, të politikës të qeverisë edhe të shoqërisë. Reagime të vakta ndaç edhe si këto debate që zhvillohen në studio, që për mua nuk është debati publik. Zero reagim. Një protestë e vakët. Dhe ajo është jeta. Njeriu që përballet me jetën dhe vdekjen e vet dhe e shef se si i manifakturohet vdekja. Pra i fabrikohet vdekja nga forca që ai nuk i shef. Dhe jo vetëm kaq por kur i shef ata i shfaqen në anë e humanizmit që ishin, punonjësit. Mjekët, infermierët pra i gjithë  sistemi. Dhe kalbja e sistemit ka shkuar edhe këtu. Pra ka shkuar tek njerëzit që duhet të kujdesen për jetën. Ky është alarmi. Jam dakort me atë që tha Redi që kjo nuk zgjidhet as me receta as me ankesa, zgjidhet duke ndërruar, duke bërë demarshin duke bërë debatin publik, rezistent të ndërrimit të qeverise, të ndërrimit të pushtetit. Rrugë tjetër nuk ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco