KAFE SHQETO/ Tomorri: Çmimet në Shqipëri janë rrugë me një kalim, po u rritën, nuk ulen më

KAFE SHQETO/ Tomorri: Çmimet në Shqipëri janë rrugë me një kalim, po u rritën, nuk ulen më

10:08, 19/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavoi Qarrin ka diskutuar për rritjen e çmimeve dhe tarifave, që sipas tij janë rrugë me një kalim, që po u rritën njëherë, nuk ulen më.

Gjatë bisedës, Tomorri u shpreh se nuk e shqetëson rritja e çmimeve nga privati, sepse ai është shërbim që e merr kush ka para, por e shqetëson rritja e tarifave të shërbimeve publike që ofron shteti.

‘Tarifat dhe çmimet zakonisht janë rrugë me një kalim, po shkuan lart, nuk bëjnë më pas.

Mua nuk më shqetëson fakti që një pronar restoranti në jug, apo një pronar plazhi e vendos çmimin, 50-100 euro, sa të dojë ai, sepse nuk kam, nuk shkoj.

Ai që vendos çmim abuziv, e ka për të keqen e vet.

Mua më shqetëson fakti se tarifave të shërbimeve publike nuk ju shpëtoj dot. Unë pasaportën do ta marr me detyrim, kolaudimin do ta bëj me detyrim, certifikatën në kadastër apo tatim do ta marr, dua apo nuk dua dhe qeveria më ka në dorë, dhe më vendos çmime abuzive në nivelet dhe kostot.

Dhe shiko çfarë ndodhi për të përforcuar atë që këto janë rrugë me një kalim. U dha shërbimi i prodhimit të dokumenteve biometrike me koncesion me idenë që privati do të investonte në ngritjen e qendrave dhe sistemit.

Përfundoi koncesioni dhe u shtetëzua shërbimi, por tarifa nuk u ul. Këta mbajtën të njëjtën tarifë me kompaninë private edhe thonë tani, se do të bëjmë edhe ne investime, kompania shtetërore do të bëjë investime sërish.

Do të ndodhë me pullat fiskale.

E njëjta gjë ndodhi me kolaudimin e automjeteve, dhe mbajnë tarifa të larta.

Kjo është kostoja e fshehtë e korrupsionit, prandaj nuk ulen tarifat në Shqipëri se këta duan të vjedhin para dhe shpikin njëmijë mënyra për ta bërë këtë gjë.

Ulja e tarifave nuk është e pamundur.

Nëse vjen një qeveri e përgjegjshme e cila nuk do ta zhvasë popullin mund ti ulë tarifat dhe mund të ua ofrojë qytetarëve shërbimet, me ato çmime që justifikojnë kostot.

Por kjo do vullnet politik, por këtyre u lezeton që të marrin ato para se i përdorin në tendera që vjedhin, dhe prandaj ndodh kjo që qytetarët zhvaten’, tha Klodian Tomorri në SYRI TV.  

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco