VIDEO/ Hajdarmataj: Fenomeni i kanabisit i shpëndarë në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në veri siç e raporton policia

09:50, 19/07/2024
A+ Aa A-

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, në një lidhje direkte me 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ditën e sotme, u shpreh skeptik mbi shifrat dhe mbi mënyrën sesi policia e shtetit i qaset publikut me emra dhe tituj, si të ishin gazetarë dhe jo punonjës policie. 

I pyetur mbi gjëndjen e krimit dhe kryesisht mbi fenomenion e narkotikëve në vend, zoti Hajdarmataj ka theksuar se ky si fenomen nuk shfaqet vetëm në veri siç raporton policia por shfaqet në të gjithë Shqipërinë.

'Në këtë kontekst jam pak skeptik në ate që thuhet se ata po bëjnë namin duke luftuar fenomene të tilla sic është kanabisi. Normalisht që kanabisi është një fënomen që ka qënë do mbetet dhe fatkeqsisht mendoj që do të vazhdojë, pastaj niveli i sasisë ose sesa në gjëndje është policia të uli këtë nivel, kjo është pastaj çështje tjetër. Por unë do ta shikoja pak më ndryshe, pas nuk mendoj që vetëm zonat e veriut janë kaq problematike sic na paraqiten ne, mendoj që i njëjti fenomen na paraqitet dhe në zonat e jugut, i njëjti fenomen, edhe shumë më shumë zhvillohet edhe në mesin e Shqipërisë me serat e kanabisit ose me ambjentet e mbyllura të kanbisit.

Kjo është edhe një tip politike ndoshta edhe nga ato media pranë qeverisë, të cilat duan ta paraqesin këtë fenomen kryesisht në zyrat veriore por doja gjithashtu të thosha se krimi në Shqipëri është rritur shumë në të gjitha aspektet, edhe në aspektet ekonomike edhe në aspektet e cilësisë së grupeve kriminale, pra janë sofistikuar me mjete me logjistikë dhe më kryesorja këto para u duhen për ti përdorur kryesisht në fushën e ndërtimit, fenomen i evidentuar tashmë.' - u shpreh z.Hajdarmataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco