VIDEO/ Ceno: Përndjekja e Trump nga drejtësia u perfeksionua, prova u bë së pari në Shqipëri me liderin e opozitës

22:02, 18/07/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Jashtëm i PD, Henri Ceno në një intervistë për ‘Çim Peka Live’, ka folur mbi Konventën e Partisë Republikane në SHBA, ku tha se në rast të fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale, gjithçka mund të ndryshojë, jo vetëm për Amerikën, por edhe fatin e Shqipërisë.

Sipas Cenos, ka patur frikë në radhët e përfaqësuesve pas atentatit të Trump.

‘Mund të ndryshojë gjithçka ose asgje, çdo gjë varet nga . Admionistrata e trump mund të ndryshojë çdo gje, pasi është përballur vetë me një sërë problemesh me administratën aktuale, pasi është përballur vetëm me një sistem drejtesie të kapur shteti. Ka patur frikë mes përfaqësuesve pas sulmit te Trump, ai reagoi duke u ngritur pas sulmeve dhe thirrja luftoni, tregonte shumë. Unë mund të sjell dy ngjarje të ngjashme, Berishës para ca kohësh në protestë, kur ai reagoi për të luftuar sëbashku. Edhe Berluskoni ka reaguar në të njëjtën formë. Është çështje lidershipi, janë instinkte të brendshme dhe nuk fitohen’.

Sekretari i Jashtëm i PD, Ceno tha gjithashtu se burgosja e liderit të demokratëve,Sali Berisha përmes sistemit të drejtësisë në Shqipëri është ideuar nga administrata amerikane, DASH për ta mpelmentuar edhe ndaj ish-presidentit Trump.

‘Në të gjitha takimet që kam patur, por edhe në ato të mëparshme, në SHBA, e kanë të vështirë ta perceptojnë që kjo ndodh edhe me bekimin e administratës, DASH, që nuk janë të zgjedhur me votë. Ajo që kemi shpjeguar, gjithçka po ndodh në Amerike, apo sulmet me gjykata e prokurorë, shërbimet e ndryshme duke përndjekur ish-presidentin Trump, është perfeksionuar dhe prova është bërë së pari në Shqipëri ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe kjo ka ndodhur më pas edhe në SHBA. Vetë senatori i shpallur si kandidat për zëvendëspresident, JD Vance ka informacione konkrete për Shqipërinë dhe rajonin. JD Vance, senator, ka bllokuar një dyzinë ambasadorësh, ai u ka kërkuar të firmosin një memo. Nga informacionet e marra nga Shqipëria dhe rajoni, në memo shkruhet se ambasadorët do të udhëhiqen nga interesi publik amerikan dhe jo interesa specifike, dhe asnjë s’ka pranuar ta firmosë këtë memo. Ato duhet të bazohen në ligj, se kjo është jashtë procedurës ligjore si funksionon DASH, Komisioni me Jashtë ka kërkesa specifike për kandidatët për ambasadorë’.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco