Xhaferri: DASH ngre alarmin/ Ekonomia shqiptare në mëshirë të parave të drogës

Xhaferri: DASH ngre alarmin/ Ekonomia shqiptare në mëshirë të parave të drogës

18:08, 18/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri, nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar raportit të fundit të DASH, është shprehur se ky raport evidenton qartë se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.

Xhaferri u shpreh gjithashtu se ekonomia shqiptare është në mëshirë të parave të drogës dhe se ka ardhur tashmë koha për ti dhënë fund një regjimi që bazohet në krim dhe korrupsion!

'Raporti i fundit i DASH është një skaner i plotë i Narkoshtetit të parë në Evropë, që drejtohet nga Edvin Rama.
Në raportin për klimën e investimeve, Departamenti Amerikan i Shtetit evidenton se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë mbetet i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, konkurrenca e pandershme, sektori joformal dhe mungesa e vazhdueshme e fuqisë punëtore.
Kryefjalë e raportit të DASH është fakti se komuniteti i biznesit raporton se vala e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, dëmton konkurrencën në treg.
Pra për DASH është e qartë se ekonomia shqiptare është në gjendje koma dhe paratë e narkotrafikut e mbajnë ende në jetë dhe kjo është fatale për vendin.
Ky raport i hartuar nga ekspertë dhe profesionistë është tronditës, veçanërisht për sipërmarrësit që e dinë mirë se situata në terren është edhe më e rëndë nga sa paraqitet në raportin e DASH.
Partia Demokratikë është përpara përgjegjësisë madhore të çlirimit të ekonomisë shqiptare nga kthetrat e parave të narkotrafikut.
Ekonomia shqiptare është pranë kolapsit të modelit venezuelian, teksa largimi i Edi Ramës është Emergjencë Kombëtare.
Koha ti japim fund një regjimi që bazohet në krim dhe korrupsion!'- u shpreh z,Xhaferraj në rrjetin social Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco