Kisha Ortodokse rrëzon Censin 2023: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin! Kemi evidenca të dokumentuar

Kisha Ortodokse rrëzon Censin 2023: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin! Kemi evidenca të dokumentuar

17:22, 18/07/2024
A+ Aa A-

Kisha Ortodokse ka reaguar në lidhje me rezultatet e censit të vitit 2023 duke thënë se përqindja e numrit të të krishterëve ortodoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin.

Në reagim shprehet gjithashtu se regjistruesit nuk i kanë pyetur të intervistuarit për përkatësinë fetare, duke shtuar se kanë evidencë të dokumentuar për këtë.

“Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%. Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Deklarata:

Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin. Kjo ka ndodhur për disa arsye, ndër të cilat do të përmendim disa:

Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.

Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi.

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco