VIDEO/ Boçi: Qytetarët kërkojnë rotacion, qeveria e targetuar si grabitëse votash edhe nga ndërkombëtarët

16:57, 18/07/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi në një intervistë për edicionin e pasdites nën moderimin e Edvin Parruca, tha se protesta e 11 korrikut të opozitës dëshmoi se në Shqipëri ka zemërim dhe se qytetarët kërkojnë rotacion politik, si garanci për votën e tyre. Sipas Boçit, mazhoranca po tenton të bllokojë opozitën përmes ndryshimeve të bëra në Kodin zgjedhor me opozitën e Ramës më 5 qershor.

‘Protesta dëshmoi se në Shqipëri ka zemërim, qytetarët janë të revoltuar dhe kërkohet rotacion politik. Dhe kjo ndihet në të gjitha fushat dhe nuk ka asnjë argument që qeveria të vazhdojë të qeverisë, sepse reformat e tyre s’kanë dhënë rezultat. Pë rotacion politik duhet qeveri teknike. Rama ka ndërtuar një makineri për të blerë votën, duke shantazhuar dhe goditur sistemin demokratik të vendit. Kjo qeverisje duhet të qendrojë në distancë nga vota, dhe përmes qeverisë teknike kjo u provua në Maqedoninë e Veriut, e cila garantoi votën e lirë. Pengesa e koalicioneve, moslejimi i tyre është në shkelje të Kushtetutës. Ndryshimi u bë në mënyrë të përshpejtuar dhe nga opozita e Ramës, sepse u heq të drejtën partive të vogla të përfshihen në lista dhe të drejtën e krijimit të koalicioneve’.

Nënkryetari I demokratëve, Luçiano Boçi theksoi gjithahstu nevojën imediate për ndryshime kushtetuese në mënyrë që partive të vogla t’u garantohet e drejta e koalicionit dhe listave.

‘Të mos merremi me cinizmat e Gjiknurit. Ne kemi vullnetin ndryshe nga mazhoranca që kërkon avantazhe, duhet të korrigjojmë atë që është bërë gabim. Ata nuk lejojnë barazi të tillë, kërkesa jonë është qeveria teknike, dhe aksoni politik do të vijojë. Konfederata e opozitës do të shtrihet me parti të tjera. Ndërfutja e partive të opozitës krijon ngërç për vetë opozitën dhe votuesit. Duhen rakorduar përfaqësuesit dhe pritshmëritë e votuesve. Rotacioni politikik është dmosdoshmëri, duhet të kenë të drjetën e tyre për të patur listat e tyre, njerëz cilësore me kontribut të rendësishem në shoqëri. Është votuesi ai që përcakton kush është përfaqësuesi i tij. Duhet të ishte mirë me lista të përbëra, por këtë se lejon mazhoranca. Qeveria e Ramës është e dëshmuar në korrupsion dhe gjykuar në afera, por edhe e targetuar si grabëitëse votash edhe nga ndërkombëtarët’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco