Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Kulla 35-katëshe në Shkodër/ Spahia: Zero transparencë, Beci në shkelje flagrante të Planit të Përgjithshëm Vendor

Kulla 35-katëshe në Shkodër/ Spahia: Zero transparencë, Beci në shkelje flagrante të Planit të Përgjithshëm Vendor

16:23, 18/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia i ka kujtuar kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci se të vetmet projekte që propaganiston, janë ato të Partisë Demokratike, në kohën kur ajo udhëhiqte bashkinë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spahia thotë se investimi i kullës 35 katëshe në zemër të qytetit nga ana e Becit, është në shkelje flagrante të Planit të Përgjithshëm Vendor dhe pa asnjë konsultë me me specialistë të fushës apo me qytetarët.

Postimi i plotë

I VETMI PROJEKT I JOTI Benet EDHE NË 3D, DERI TANI ËSHTË KULLA NË ZEMËR TË SHKODRËS.

E vetmja gjë që di të bëjë është të propagandojë investime që ne realizuam, duke i hapur rrugë projekteve strategjike për Shkodrën.

Por në vend që të merret me 3D-të, bën mirë t´i japë llogari shkodranëve për kullën 35 kate që i nguli si heshtë në zemër Shkodrës, pa asnjë konsultim me specialistë të fushës apo me qytetarët, me zero transparencë ndaj banorëve të Shkodrës dhe në shkelje flagrante të PPV ( Plani i Përgjithshëm Vendor) dhe normat anti-sizmike së zonës.

Moli pranë Urës së Bunës është projekt që bashkia e Shkodrës e ka ndërmarrë para se Benet Beci dhe banda e tij të vinte në Bashkinë Shkodër.

Dokumentet janë aty për të gjitha investimet që Bashkia Shkodër i ka kërkuar apo dhe ka bashkëpunuar me FSHZH-në, financimet e së cilës nuk janë pronë e jotja.

Por pyetja e çdo shkodrani sot është: për KULLËN 35 kate kur do të japë llogari Beci i Ramës!?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco