VIDEO/ Baçi: U shkelën garancitë kushtetuese dhe të drejtat e njeriut në arrestimin e Berishës, përse Avokati i Popullit nuk reagoi

16:06, 18/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Luan Baçi në fjalën e tij në parlament ku ishte prezente dhe avokati i popullit është shprehur se përse nuk ka reaguar ky institucion kur është vërtetuar shkelja hapur e të drejtave të njeriut dhe të drejtat kushtetuese në arrestimin politik të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Baçi është shprehur se ky institucion nuk ka bërë asnjë deklaratë ku të kërkohen që të ndalohej shkelja e të drejtave të njeriut as në arrestimin politik të profesor Jamrbll Malltezi dhe kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

"Për rastet e proceseve politike të goditjeve selektive me dobie standarte ndaj liderit të PD, Sali Berisha dhe profesorit Jamrbëll Malltezi, përse nuk është monitoruar ky rast nga Avokati i Popullit. Rasti i heqjes së lirisë së Berishës me një vendim të thjeshtë gjykate pa kaluar më parë nga kuvendi për heqjen paraprakisht të imunitete si deputet bie ndesh me kushtetutën dhe nenet 5-6 të neneve të të drejtave të njeriut.

Heqja e lirisë së Berishës pa autorizim paraprak të kuvendit binte ndesh me veprimet dhe rasteve analoge të mazhorancës me deputetët e tyre tregon se ka diskriminim për shkak të standardeve  të dyfishta dhe janë indicie që tregojnë proces të parregullt ligjor.

Ata dhe sot mbahen të burgosur politik pa respektuar normat dhe garancinë kushtetuese dhe ligjore. Ata mbahen të izoluar padrejtësisht në arrest edhe përse dhe sot pas disa vitesh në hetim nuk ka një akuzë penale.

Bazuar në legjislacioni në fuqi keni të drejtën të veproni për të tilla raste, përse nuk e shohim një reagim nga ky institucion."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco