Miratohet projekt-deklarata për heqjen e Ligjit të Luftës me Greqinë

Miratohet projekt-deklarata për heqjen e Ligjit të Luftës me Greqinë

13:03, 18/07/2024
A+ Aa A-

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, e propozuar nga PDIU.

Projekt-deklarata u miratua me 96 vota pro. Seanca u zhvillua me diskutime nga deputetët, të cilët miratuan njëzëri deklaratën.

Kujtojmë se Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pasi vlerësoi rëndësinë e heqjes së këtij ligji absurd, në emër të opozitës, kujtoi mazhorancën që kjo të mos përdoret politikisht për qëllime elektorale në Himarë, por të merret seriozisht dhe të punohet me palën greke për arritjen e këtij objektivi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco