VIDEO/ Gazment Bardhi: Qeveria një skenë krimi, nuk do që fondet e BE-së të vijnë tek fermerët shqiptarë

11:10, 18/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në hapje të seancës parlamentare, ka kërkuar zhvillimin e mocionit me debat për vjedhjen e fondeve të IPARD II, në shumën e 33 mln eurove.

Sipas Bardhit, ky është fakt, pasi zyra e mashtrimit në BE, OLAF e ka zyrtarizuar raportin e tij dhe nuk është as aludim, e as thashetheme, siç e quajtën ministra të qeverisë.

‘Ministrinë e Bujqësisë e kanë shpallë skenë krimi dhe nuk ka një përgjigje nëse e kanë marrë apo jo raportin e OLAF për vjedhjet e 33 milionë eurove të fondeve të IPARD II dhe bllokimin e projektit IPARD III.

Fakti është se raporti është përfundimtar, dhe mocioni me debat i kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së bazohet në një njoftim zyrtar të OLAF  në BE.

Asnjë e dhënë e shkruar në kërkesën për mocion me debat, nuk është as thashetheme, as aludim siç e quajti qeveria dokumentin e OLAF, por është dokumenti zyrtar që vetë ky mekanizëm kontrolli në BE ka bërë zyrtarisht publik.

Në këtë raport theksohet se pas denoncimit të rasteve pranë zyrës, është vrenjtur se nga Republika e Shqipërisë, institucionet përgjegjëse është abuzuar me fondin e dhënë për programin e IPARD II në vlerën e 33 milion eurove, dhe për pasojë ky fond konsiderohet i papërshtatshëm dhe i sugjerohet Komisionit Europian të pezullojë dhënien e fondit të programit të ri, IPARD III në vlerën e 112 milionë euro, para që do të duhej të shkonin në ndihmë të fermerëve shqiptarë deri sa të merren masat, apo përcaktohen mekanizmat e duhur ligjor për të mbrojtur interesat financiare të BE-së.

Me vullnetin e mirë, opozita i shtriu dorën mazhorancës, jo qeverisë, sepse qeveria është shpallur skenë krimi, që të bëhemi të gjithë bashkë të analizojmë gjetjet e raportit OLAF dhe të miratojmë çdo masë të nevojshme ligjore në bashkëpunim dhe me BE, me qëllim që të zhbllokohet fondi prej 112 mln euro.

Nëse do ta përdornim për politikë, ne do ta drejtonim vetëm gishtin tek qeveria dhe nuk do të ofronim asnjë mënyrë dalje’, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Ndërkaq, Bardhi iu drejtua deputetëve të PS-së, nëse duan të zhbllokojnë 112 milionë eurot e dhëna nga BE-ja për fermerët, apo jo.

‘Tani, pyetje që unë kam, doni ti mbani të bllokuara ju fondet e BE-së? Janë 112 mln euro që janë vënë në dispozicion Shqipërisë, për të ua dhënë fermerëve, qytetarëve shqiptarë. A është ky interesi i të gjithëve ne pa asnjë dallim politik.

Ku është e keqja e kërkesës së opozitës në këtë rast?

Kolegët në konferencën e kryetarëve thonin të presim të përfundojë hetimet. Por prokuroria në inceneratorin e Tiranës, që ka përfituar edhe nga ky fond prej 33 mln eurosh, për të ndërtuar serë, e kemi kallëzuar në vitin 2020 dhe ende në 2024 nuk ka përfunduar.

Do të hetojmë 4 vite sa të hetojë SPAK dhe të gjejë përgjegjësit që kanë abuzuar, që ne rtë marrim masat ligjore për të zhbllokuar fondet.

Jo të nderuar kolegë, SPAK të hetojë abuzimet, dhe kush ka përgjegjësi të shkojë në burg, detyra jon është që këto fonde që i kemi miratuar në parlament ti bëjmë efektiv një orë e më parë’, tha gjatë fjalës së tij, Gazment Bardhi.

KUVENDI LIVE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco