Zgjedhjet në Himarë/ Partitë duhet të regjistrohen deri në datën 22 korrik

Zgjedhjet në Himarë/ Partitë duhet të regjistrohen deri në datën 22 korrik

08:39, 18/07/2024
A+ Aa A-

Pas bllokimit ne Komisionin Rregullator, është Kolegji Zgjedhor që heq pengesën dhe miraton afatet e reja për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë.

Sipas aktit të miratuar nga trupa gjyqësore, afati për regjistrimin e partive për bashkinë e Himarës do të jetë 22 korriku, ndërsa për koalicionet 24 korriku dhe kandidatët që do të garojnë kanë afat për t’u regjistruar deri në 25 korrik. Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në Himarë fillon më 27 korrik dhe zgjat deri më 2 gusht, sipas afateve të caktuara nga Kolegji Zgjedhor.

“Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik.’- thuhet në vendimin

Gara për kreun e Bashkisë Himarë do të zhvillohet mes Vangjel Tavos si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikurisë, si përfaqësues i opozitës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco