Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet 2025, PD ndez motorët elektoralë

Ambasadori Hargreaves: Britania e Madhe i kërkon vazhdimisht Serbisë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit

Ambasadori Hargreaves: Britania e Madhe i kërkon vazhdimisht Serbisë përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit

09:22, 17/07/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se shteti i tij vazhdimisht i kërkon Serbisë përgjegjësi për sulmuesit në Banjskë.

Ai ka thënë se pas këtij sulmi, Britania ka parë të arsyeshme që të shtojë numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë, ambasadori thotë se ende mbetet e paqartë se çka saktësisht dhe cili ishte qëllimi i sulmit të 24 shtatorit.

“Ende nuk kemi parë dëshmi përfundimtare se çfarë saktësisht po ndodhte në atë sulm dhe çfarë ka qenë plani dhe qëllimi”, ka thënë Heargreaves.

Ai shtoi se pret që Serbia të ndërmarrë veprime lidhur me sulmin në Banjskë.

“Kemi qenë shumë të qartë me autoritetet serbe për atë se ne presim që t’i mbajnë para përgjegjësisë, ata që e bënë këtë incident kriminal”, deklaroi Hargreaves.

Kur është pyetur se si përgjegjësi për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiç, endet i lirë në Serbi, ai ka theksuar se autoritet serbe i kanë siguruar se po merren me këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco