Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet 2025, PD ndez motorët elektoralë

Fredi Beleri: Do ta përballoj pjesën tjetër të dënimit sido që të jetë

Fredi Beleri: Do ta përballoj pjesën tjetër të dënimit sido që të jetë

07:52, 17/07/2024
A+ Aa A-

Një intervistë ka dhënë eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri, i cili u lirua nga burgu për të shkuar në Strasburg dhe për të bërë betimin. 

Siç tha ai duke folur për shtypin grek,  ANT1, sot është një ditë “ gëzimi dhe emocioni të madh ”. Ai deklaroi se ndjen një përgjegjësi të madhe për të përmbushur pritshmëritë që janë krijuar, ndërsa në të njëjtën kohë falënderoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe popullin grek për besimin që treguan tek ai. Madje ai tha se gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë shumë mesazhe mbështetjeje.

Për të ardhmen e tij dhe nëse shpreson të dalë nga burgu, ai tha se duhet të paraqitet në burg të shtunën. “Kam bërë kërkesë për lirim nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Unë nuk do të largohem. Unë do të përballem me pjesën tjetër të dënimit tim sido që të jetë." Ai theksoi se Himara është një vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë, të cilët kanë bashkëjetuar prej shumë vitesh dhe kështu duhet të jetë. “Ne duhet të kemi të drejta civile. Të kemi të drejtën e vetëvendosjes”, tha ai.. 

Për shtetin ligjor në Shqipëri ai theksoi se “Shumë raste tregojnë se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend evropian gjeografikisht dhe dua të besoj edhe nga ana kulturore. Por lidershipi i saj nuk ka bërë asnjë përpjekje për t'iu afruar Bashkimit Evropian”.

Në fund, duke iu referuar detyrave të tij , ai theksoi se është diçka e paprecedentë për të dhe se do të kërkojë ndihmën e ish-deputetëve grekë. “Do t;ia dal me meritë”, deklaroi ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco