Gjykata e Lartë nuk merr dot vendim ndryshe nga ç'do Rama, rrëzon kërkesën e liderit të opozitës për revokim mase

Gjykata e Lartë nuk merr dot vendim ndryshe nga ç'do Rama, rrëzon kërkesën e liderit të opozitës për revokim mase

14:20, 16/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë, ashtu si çdo hallkë tjetër e gjyqësorit në Shqipëri vijon të mbetet në thundrën e Edi Ramës dhe të shpërfillë çdo kërkesë të parashikuar në ligj dhe Kushtetutë.

Ditën e sotme, ashtu siç edhe dihet, Gjykata e Lartë ka zbatuar urdhërin e Edi Ramës për rrëzimin e kërkesës së liderit të opozitës për ndryshim mase, në të njëjtin vendim është rrëzuar edhe kërkesa e Jamarbër Malltezit.

Kujtojmë se lideri i opozitës ndodhet në arrest politik që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, masë ekstreme e dhënë me urdhëra politikë duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Edhe pse vetë SPAK ka pranuar publikisht se pas më shumë se 3 vite hetimesh ndaj Sali Berishës nuk kanë ende asnjë provë, sërish ai mbahet në arrest shtëpie për interesa të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco