Sa pak po dëgjohet në bregdet shprehja 'Kena ardh në pllaazh bre'!

Sa pak po dëgjohet në bregdet shprehja 'Kena ardh në pllaazh bre'!

10:12, 16/07/2024
A+ Aa A-

Shënim nga Bled Marku.

Me liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, a e keni vënë re se sa pak dëgjohet në bregdetin tonë shprehja "Kena ardh ne pllaazh bre"?! Zgjedhjet e tyre të para janë Franca-Italia-Greqia etj..

Në Shqipëri vinin sepse s'kishin nga të shkonin, pasi nuk udhëtonin dot në vende të ndryshme të BE-së. Dhe qershia mbi tortë është se ne i trajtuam si mos më keq, sikur të na kishin mbirë në bahçe në vend që t'ua dinim për nder që vijnë në Shqipëri e harxhojnë lekët e tyre.

Ne, mirë që nuk u treguam aspak respekt, por edhe i qerasëm me trarët: 1- Rruga e Kombit; 2 - Thumanë- Kashar; 3-  Tuneli i Ramës në Llogara.

P.s. Pas falimentimit ndoshta do t'i thërrasin ndërgjegjes të gjithë këta biznesmenët e turizmit bregdetar dhe ta kuptojnë se "Edi Rama është një rrezik kombëtar".

Puq bre loqkat e mia ....
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco