'Shih VKM e Ramës për legalizimin e kullave dhe pse unë këmbëngul se hetimi ndaj Berishës është politik' Djathtas, deputeti demokrat Dashnor Sula

'Shih VKM e Ramës për legalizimin e kullave dhe pse unë këmbëngul se hetimi ndaj Berishës është politik'

09:53, 16/07/2024
A+ Aa A-

“Drejtësia e re” në sytë e Dashnor Sulës, deputetit të PD, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV.

Sula: “Unë nuk pretendoj që SPAK apo gjithë drejtësia është për notën 10. Është çmenduri ta thuash. Nuk i them as 7! Por një 5 kaluese unë ia jap, po bëj një vlerësim si të një mësuesi, në kuptimin që drejtësia sot është në udhëkryq pa diskutim, por këtu problemi është që ne do të duhet t’ia japim shkelmin deri në fund, ta zhdukim, apo do të duhet ta kritikojmë, t’i japim rrugën që duhet, ta ndihmojmë që ata “drurë të shtrëmbër”, ata individë që janë të korruptuar, ata që janë pa integritet, ata që janë politikë, do të duhet patjetër që të dalin nga drejtësia?! Dhe unë kësaj gjëje i besoj.

Por drejtësia nuk është vetëm SPAK-u; drejtësia është vetëm 5% SPAK-u! Dhe po të shikosh raportimin që dha zoti Dumani dje, janë 59 procedime për vitin 2023, që janë kaluar në gjykim, në një kohë që në sistemin e prokurorisë dhe gjykatat e shkallës së parë janë qindra e mijëra dosje të tjera që do të thotë se janë drejtësi,  se ka drejtësi edhe për fshatarin e shkretë atje, se edhe ai halle ka: ndërtimet pa leje, prerja e paligjshme e pyjeve etj.

Por këtu pyetja shtrohet: Drejtësi a po marrin ata? Ky është problemi më i madh. Ata atje “poshtë” nuk po marrin drejtësi! Këtu “lart” nuk po bëhet drejtësi në kuptimin që nuk po goditet deri atje ku duhet të shkojë më lart, në nivelet e larta se... për çfarë u ngrit ky SPAK?!

Ky u ngrit për një rreth subjekti të ngushtë të niveleve më të larta të ekzekutivit, legjislativit apo administratës publike dhe pa diskutim do të duhet që këto goditje të jenë sepse ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, ka ndodhur në Bosnje, në Kroaci dhe vetëm në Serbi e Shqipëri nuk ka ndodhur goditje atje ku duhet të ndodhë dhe nuk ka asnjë lloj logjike, juridike, politik dhe morale që të goditet nesër kur je në opozitë, kur nuk je më në pushtet. Këtu qëndron diferenca që ka secili prokuror dhe drejtuesi i Prokurorisë, z. Altin Dumani por që unë e kam thënë dhe do ndalem, që t’i ndaj gjërat,  jam i bindur, e kam thënë që ditën e parë dhe vazhdoj të këmbëngul: Hetimi ndaj zotit Berisha është një hetim politik.

Pa diskutim! Bëhet fjalë për një VKM kolegjiale , por që nuk është iniciues zoti Berisha (se ka një rrugë, një procedurë Vendimi i Këshillit të Ministrave, që fillon që nga iniciuesi  etj. etj, që është institucioni e deri tek i fundit).

E supozojmë, e lëmë që po, ti ke të drejtë ta hetosh, bëje hetimin! Ka dy momente, zgjedhja e masës së sigurimit dhe pastaj provat për të kaluar në gjykim. Këto dy palë nuk janë në proporcionalitet të drejtë. Është e qartë, por të kthehemi në anën tjetër pastaj, dopio standart, që nuk duhet të ekzistojë, që VKM-të e tjera (që është konkrete, nuk ka si ta mbulojë) VKM-ja për legalizimin e kateve pa leje të kullave në mes të Tiranës, të njerëzve të fuqishëm financiarisht (termi që përdoret rëndom “oligark”, unë nuk do ta pëlqeja në këtë formë se në fund të fundit biznes janë ato, punojnë, paguajnë taksa, ai që i fsheh pa diskutim është njeri që bën evazion fiskal e duhet të përgjigjet) por që do të thotë lobime të forta e del VKM-ja!

VKM-ja nuk del pikërisht për atë fshatarin atje poshtë, që i ka vajtur Përmbarimi në shtëpi për t’i marrë frigoriferin, për t’i marrë televizorin, për t’i marrë divanet , kolltuqet, se është dënuar për ndërtim pa leje, për avllinë, për çatinë e shtëpisë me 5 milionë, 10 milionë lekë e nuk ka t’i paguajë. Kurse këto që dalin, kjo VKM-ja, nuk doli për mua, as për ty. Po tashti??? Janë miliona euro ato. Si mund të rrijë që këto miliona euro, kjo kullë këtu që e ka për detyrë polici bashkiak, gjithë bashkia, gjithë institucionet, kryetari i bashkisë e është i fundit Edi Rama, por që Edi Rama përfshihet pastaj bashkë me gjithë të tjerët që paligjshmërinë ta kthejë në ligjshmëri, ka dalë kjo VKM! A janë përfitues të drejtpërdrejtë këta njerëz?!

Ti akuzon Sali Berishën për përfitues familjarë të Sami Berishës në një kohë që nuk është VKM-ja nominale  me emrin e Jamarbër Malltezit, po është për gjithë ish-pronarët, kurse këtu është konkrete thuajse, konkrete, mor konkrete, për pesë apo dhjetë vetë sa kanë ndërtuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco