I burgosur politik në Shqipëri, Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet

I burgosur politik në Shqipëri, Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet

09:57, 16/07/2024
A+ Aa A-

Parlamenti Evropian do të mblidhet sot për herë të parë që nga zgjedhjet e qershorit, me një të djathtë ekstreme të përforcuar që kërkon më shumë ndikim në asamble.

Fredi Beleri doli mëngjesin e djeshëm nga burgu i Fierit pasi mori leje për t'u betuar si eurodeputet.

Ai u nis drejt Athinës fillimisht, për të vijuar më pas udhëtimin në Strasburg.

Jashtë burgut, Beleri u prit nga bashkëshortja dhe djali si dhe nga një makinë e ambasadës greke.

‘Dua t’ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit për gjithçka’, tha Beleri.

Në Athinë, u takua me kreun e qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, në një takim që zgjati rreth dyzet minuta.

Gjatë këtij takimi, Beleri dhe kryeministri grek publikuan foto, ku në sfond ndodhej flamuri i Bashkimit Europian.

Beleri foli lidhur me Shqipërinë duhe thënë se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, nuk është e vetëkuptueshme në këtë vend.

‘Unë nuk e mbështes se jam i pafajshëm, këtë po thonë tani edhe shqiptarët’, tha Fredi Beleri.

Beleri falënderoi kryeministrin grek, të cilin e konsideroi lider të gjithë helenizimit, ndërsa theksoi se ‘lufta’ e tij vijon ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco