KAFE SHQETO/ Krimet intelektuale, Paloka: Këta intelektualë fshehën inceneratorin që nuk e sheh njeri

KAFE SHQETO/ Krimet intelektuale, Paloka: Këta intelektualë fshehën inceneratorin që nuk e sheh njeri

09:40, 16/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, komentoi seancën e djeshme parlamentare. Paloka u shpreh se, asnjë pyetje me interes publik nuk mori përgjigje nga kreu i SPAK.

Duke komentuar edhe deklaratat e Altin Dumanit, Paloka tha se, kriminelet intelektualë, siç i emërtoi kreu i SPAK, ata që bëjnë korrupsion, kanë arritur që të fshehin mjaft mirë vetëm inceneratorin e Tiranë.

‘Pyetjet që duhej të merrnin përgjigje, në interes edhe të publikut, për çështje të ndryshme që janë dhe në qendër të mbetën pa përgjigje, ose u mor ajo përgjigje që pritej.

Për të gjitha rastet e zhbalancuar, rastet kur drejtësia nuk është aspak e barabartë, ashtu siç pretendohet.

Në një krah, rasti i Sali Berishës dhe në krahun tjetër të gjithë mostrat e tjera të të rilindjes, që vazhdojnë nëpërmjet drejtësisë me regji të kenë përfitimet e tyre, është shembulli më konkret se si kjo drejtësi vepron.

Është ajo që të paktën, që unë dhe jo vetëm unë, e kemi thënë që në fillim, reforma në drejtësi do ti shërbejë Edi Ramës për të mbrojtur hajdutët e tij, deri sa të mundë.

Por kur gjerat janë evidente kaq mund të bëjë Rama.

Një që ka bërtë ‘vrasje’ si Beqaj, apo ata të tjerët me radhë, ta dënojë për mos kalim tek vijat e bardha.

Jep drejtësi me regji për të dënuar opozitën, penguar opozitën në jetën e saj politike dhe për të shpëtuar hajdutët e Ramës.

Kjo është konfirmuar deri më tani dhe u konfirmua edhe dje, me heshtjen e të gjithë drejtuesve të drejtësisë.

Unë e theva dje dhe premtimin se nuk do të flisja më në këtë parlament, por më ngacmoi ajo shprehja e drejtuesit të SPAK, i cili tha se korrupsioni është një krim intelektual, dhe është e vështirë që të zbulohet, sepse ata intelektualët që merren me korrupsionin, janë aq të zotë që të fshehin gjurmët e tyre.

Këta intelektualët kanë fshehur vetëm inceneratorin, sepse atë nuk e shikon dot njeri, atë e kanë fshehur me zotësi, nuk e sheh dot më njeri’, tha Edi Paloka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco