Masa e sigurisë/ Gjykata e Lartë vendos sot për Berishën dhe Malltezin

Masa e sigurisë/ Gjykata e Lartë vendos sot për Berishën dhe Malltezin

09:36, 16/07/2024
A+ Aa A-

Këtë të martë në Gjykatën e Lartë në Dhomë Këshillimi, gjyqtarët Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj vendosin mbi dy rekurse të liderit të opozitës Sali Berisha dhe dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” si dhe për zëvendësimin e kësaj mase.

Ende nuk është caktuar një orar se kur do ta marrin vendimin trupa prej tre anëtarësh, për të cilët më herët ishte kërkuar përjashtimi nga gjykimi i çështjes nga avokatët e Berishës.

Mbrojtja e këtij të fundit pretendon në kërkesën e saj se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret që Berisha të hetohet me masë sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco