Drejtesia ne agoni, me regji dhe e kapur nga rilindja, u pa hapur në Kuvend!

Drejtesia ne agoni, me regji dhe e kapur nga rilindja, u pa hapur në Kuvend!

08:51, 16/07/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Dumani deklaroi shitjen dhe dorezimin total të hetimeve për inceneratorët, kur tha: "që korrupsioni është krim intelektual".

Korrupsioni eshte krim mafioz dhe vjedhje e taksave të gjakut dhe djersës së shqiptarëve, ndërsa Dumani thotë është krim intelektual, që ti japë alibi e pandëshkueshmeri Ramës dhe Veliaj.

Eshtë po ky Duman që thotë se: gjykatat vendosin afërmenç çfarë kërkojmë ne".

Malet e fakteve të korrupsionit i njeh çdo shqiptar por Rama e Veliaj vazhdojnë të firmosin afera të tjera të njëpasnjeshme sepse Ramaforma ka kapur totalisht drejtesinë.

Asnjë tregues i vetëm i drejtësisë aktuale jo vetëm që nuk është përmirsuar, por është shumë më keq se sa përpara reformës dhe shqiptarët janë shumë shumë me keq me drejtësinë.

Sot pas tetë vitesh nga 21-22 korriku i 2016 dhe miratimi me 140 vota, asgjë nuk ka mbetur nga Reforma, ajo është thjesht një Ramaformë e neveritshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco