SYRI TV/ Xibraka, zbulohet SMS, presioni i Ramës për SPAK

19:39, 15/07/2024
A+ Aa A-

Gazmend Bardhi ka zbuluar sot një mesazh presioni që kryeministri Edi Rama i ka dërguar përmes një anëtari të KLP-së kreut të SPAK, Altin Dumani për të mbyllur sa më shpejtë hetimet për dosjen Xibraka. Dumani nuk mohoi mesazhin e dërguar nga Rama, por pyetjes se çfare përgjigje i ktheu, kreu i SPAK u shpreh se ai zbaton ligjin dhe Kushtetutën dhe nuk komunikon me mesazhe të kësaj natyre. 

XIBRAKA/ZBULOHET SMS-PRESION I RAMËS PËR SPAK

Bardhi: rama I ka dërguar sms altin dumanit

‘Mesazhi u dëgua përmes një anëtari të klp’

‘Rama I kërkoi dumanit mbylljen e dosjes Xibraka’

Dumani nuk e mohon mesazhin e Ramës

‘Zbatoj ligjin, nuk komunikoj mesazhe të tilla’

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi ka zbuluar  sot nga foltorja e kuvendit një mesazh presioni që kryeministri Edi Rama i ka dërguar përmes një anëtari të KLP-së kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për të mbyllur sa më shpejtë hetimet për dosjen Xibraka.  Kreu i SPAKUT, Altin Dumani, nuk mohoi mesazhin e dërguar nga Rama, por pyetjes se çfare përgjigje i ktheu, kreu i SPAK u shpreh se ai zbaton ligjin dhe Kushtetutën dhe nuk komunikon me mesazhe të kësaj natyre. 

Dumani refuzoi ti pergjigjej pyetjeve lidhur me lidhjen e kryemininistrit  Rama me  Florian Coldean, i cili akuzohet të jetë përfshirë në një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës Meksikë- Shqipëri – Rumani.

Nga Kuvendi, Dumani deklaroi se hetimet për cështjen Mcgonigal vijojnë, por nuk pranoi të japë detaje.

I pyetur se në çfarë faze janë hetimet për inceneratorin e Tiranës,  Dumani shpiku edhe një term të ri për aferën e djegësit, duke e cilësuar atë si një krim intelektual, të vështirë për tu hetuar.

Ndërsa sa i takon skandalit të  mikrokredive Kryeprokurori i SPAK tha se nuk ka një pushim të çështjes ndryshe nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës që e ka pushuar çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco