Drejtësia e re që u bë Kurban i Bandës së Inceneratorëve dhe krimeve elektorale!

Drejtësia e re që u bë Kurban i Bandës së Inceneratorëve dhe krimeve elektorale!

19:43, 15/07/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Kreu i SPAK Altin Dumani sot bëri një panoramë të qartë të Narkoshtetit, ku ndër të tjera theksoi se pastrimi i parave në Tiranë është një fenomen i përhapur para të cilit institucionet janë dorëzuar.

Ai foli dhe për grupet kriminale, të njëjtat grupe që ne i kemi denoncuar me emra si përgjegjëse për krimet zgjedhore nën bekimin e Rilindjes.

Por Dumani sot në fjalën e tij konfirmoi edhe bërjen Kurban të drejtësisë së re për llogari të pushtetit absolut të Edvin Ramës.

Dumanit iu kyç goja për urdhërarrestet e SPAK për zyrtarët e inceneatorëve që u mbajtën peng për 3 javë nga gjyqtarja me tre mbiemra.

Në 3 javë kohë pjesëtarët e kësaj bande që kanë operuar si grup i strukturuar kriminal jo vetëm kanë pasur mundësinë të arratiseshin jashtë vendit, por të shkatërronin provat dhe të transferonin pasuritë përmes shitjeve fiktive.

As në ditët e errëta të vitit 1997 dinjiteti i drejtësisë shqiptare nuk ka qenë më i nëpërkëmbur, teksa standardi i vendosur në raport me hetimin e kësaj çështje është ndër njollat më të errëta të drejtësisë pas amnistimit të krimeve elektorale.

Nën justifikimin e procedurës, ai heshti për skandalin e Gjeneralit Coldea, Këshilltari rumun i Edi Ramës i përfshirë në trafik droge nga Meksika në Shqipëri e Rumani.

Ai i shmangu përgjigjet e detajuara për dosje sensitive si Xibraka, ku vëllai i Edi Ramës rezulton i përfshirë, ashtu dhe PPP në shëndetësi, për të cilat Beqaj është ende pa masë arresti, teksa ndodhet në burg për disa abuzime qesharake me fatura restorantesh.

Për McGonigal ai u justifikua me sekretin hetimor, kur skandali është publikuar i plotë në mediet më të mëdha në Amerikë dhe në Evropë.

Projekti ndërkombëtar për të goditur korrupsionin në nivele të larta përmes drejtësisë së re po dështon me turp, teksa ata zyrtarë të PS që sot janë pas hekurave janë thjesht Kurbanët politik të Edi Ramës, ashtu siç po bëhet edhe vetë reforma në drejtësi!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco