SYRI TV/ Rama, hotel për kompaninë e krijuar nga Roshi-Daja

19:28, 15/07/2024
A+ Aa A-

Elvis Roshi dhe Gentian Daja prej pak kohësh kanë humbur nga skena publike, por kryeministri Edi Rama nuk i ka harruar njerëzit e tij më të rëndësishëm të politikës dhe jo vetëm në qytetin e Kavajës.

Kompania e krijuar prej tyre, “ERGI” shpk, ka marrë së fundmi leje ndërtimit për një hotel 7-katësh në bregdetin e Qerretit. Në 5 Prill 2024, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e Ramës, ka miratuar vendimin numër 8, “Për miratimin e lejes së zhvillimit për objektin godinë shërbimi hotelier me 7 kate dhe papafigo dhe 3 kate nëntokë”.

Shoqëria “Ergi” shpk është krijuar në vitin 2006, me ortak themelues ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi dhe ish-kreun e degës së Partisë Socialiste të atij qyteti, Gentian Daja. Në janar të vitit 2015, pak para se të zgjidhej kryebashkiak i Kavajës, Elvis Roshi ia dhuron aksionet xhaxhait të tij, Skënder Roshi. Në vitin 2018, Skënder Roshi ia shet aksionet e tij Gentian Dajës për 150 mijë lekë të reja dhe ky i fundit shndërrohet pronar i 100 përqind të “Ergi” shpk.

Në vijim, kompania ka ndryshuar sërish pronar, por Gentian Daja ka qenë gjithnjë i pranishëm dhe aktualisht zotëron 50 përqind të aksioneve. Elvis Roshi dhe Gentian Daja u shndërruan në personazhe kryesorë të kronikës në prej vitit 2015 e në vijim

 Roshi u largua nga drejtimi i Bashkisë së Kavajës për shkak të ligjit të “Dekriminalizimit”, pasi kishte një të kaluar penale problematike. Po ashtu, edhe ish-kreu socialist i Kavajës, Gentian Daja, ka pasur një të kaluar të pasur me aktivitet kriminal, siç e ka denoncuar shpesh dhe me fakte Partia Demokratike.

Pasi dolën këto histori, kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama, u detyrua të ndajë rrugët politike me dyshen Rroshi-Daja.Por, siç duket, ai nuk e ka harruar kontributin e tyre dhe tashmë po i shpërblen me leje hoteli në Qerret të Kavajës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco