SYRI TV/ Dumani pa argument se pse izolohet Berisha, nuk shpjegon dot dy strandardet e SPAK

19:08, 15/07/2024
A+ Aa A-

Altin Dumani i është shmangur përgjegjësisë për mbajtjen të izoluar të liderit të opozitës Sali Berisha dhe zvaritjes së hetimeve, duke pohuar se Kuvendi duhet ti referohet vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka dhe se ai nuk komenton vendimet e gjykatave edhe pse ishte institucioni që ai drejton që kërkoi masë shtrenguese duke shkelur edhe Kushtetutën. I pyetur se përse zbaton standarde, sa i përketë masave të sigruisë të zotit Berisha i arrestuar pa akuzë dhe ministrat nën akuzë e pa masë, Dumani zgjodhi sërish të shmnaget. 

SYRI TV

Kreu i SPAK, Altin Dumani është ëprpjekur që të heq përgjegjësinë nga vetja për arrestimin politik të liderit të opozitës Sali Berisha. I pyetur nga deputeti Tritan Shehu se përse mbahet i izoluar Kyrteari i Partisë Demokratike Sali Berisha pa akuzë e prova, Dumani, shmangu përgjegjësinë duke pohuar se ky vendim u mor nga gjyqtarja Irena Gjoka. Edhe pse ishte institucioni që ai drejton që kërkoi masë sigurie ende pa marrë lejen nga Kuvendi në shkelje të Kushtetutës, Dumani u shmang me argumentin se nuk mundet të komentojë vendimet e gjykatës

Por deputetët e opozitës kanë insistuar duke i sjell në vëmendje edhe standardet e shumfishta për masat e sigurisë, ku për qëllime politike lideir I opozitës mbahet I izoluar ndërsa ministrat e Partisë Socialiste lihen të lirë edhe pse me akuzë, apo sin ë rastin e zëvendëskryeministrit që u la I lirsë deri sat ë arratises.

Altin Dumani nuk kishte një përgjigje as për faktin se taulant balla kreu Kallëzim të rremë ndaj Liderit të opozitës Sali berisha dhe Jamarbër Malltezit, por SPAK nuk e hetojë. Edhe në këtë rast, Dumani I la përgjegjësinë vartësve të tij Enkelejda Millonaj dhe Arben Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco